ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Leje qëndrimi për kohë të zgjatur (επί µακρόν διαµένoντος)

Leja e Qëndrimi për kohë të zgjatur,

Leja e Qëndrimi për kohë të zgjatur,

e njohur gjërësisht në gjuhën greke si “επί µακρόν διαµένoντος”, ΄është një leje 5 vjeçare qëndrimi për qytetarë jo nënshtetas të Bashkimit Europian. Ka kohë zgjatje 5 vjeçare me të drejtë rinovimi.

 

Diferenca e Lejes për kohë të zgjatur me lejen e qëndrimit 10 vjeçar që disponon shumica e emigrantëve shqiptarë në Greqi është,  se kjo leje është miratuar nga Bashkimi Europian dhe jo nga shteti grek, dhe kjo është një siguri plus, sepse siç vërtetoj ligji për nënshtetësinë , sapo ndërroj qeveria ndërroj dhe ligji i nënshtetësisë.

Diferenca e dytë , dhe më e madhe, e kësaj leje është se ai që e  disponon ka të njëjtat të drejta në Greqi dhe  Europë me një qytetarë grek. E thënë ndrysh ke të njëjtat të drejta në punësim gjë që se ka dikush me lejen 10 vjeçare(pra me këtë leje mundesh të punosh në vëndet e Bashkimit Europian), ke të njëjtat të drejta me qytetarët grek për sa i përket të drejtave profesionale, të drejtave të arsimit, të drejtat e sigurimit social, të drejtave të tatimit etj

Mangësia më e madhe është se është 5 vjeçare dhe duhet rinovim çdo 5 vjet dhe kjo është dhe arsyea kryesore që nuk preferohet shumë nga emigrantët shqiptarë në Greqi. Përveç kësaj dhe nga autoritet përkatëse nuk është reklamuar aq sa duhet. Arsyet janë të qarta dhe të vetkuptueshme.

Për të marrë këtë leje një nga kushtet bazë është që emigranti që bën kërkesë të jetë të paktën 5 vjet i ligjëshëm në shtetin ku bëhet kërkesa (aktualisht Greqia), të vërtetoj se njeh gjuhën dhe historinë greke (jepen provime të posaçme), të jetë i siguruar dhe të ketë të ardhura të mjaftueshme(mbi 8500 euro)

Më poshtë do vendosen me hodhësi në gjuhën greke çfar dokumentacioni duhet dhe cili është proçesi i marrjes të Lejes të Qëndrimit me kohë të zgjatur

 

Άδεια διαμονής επί μακρόν διαμένοντος-Δικαιολογητικά

 

albanians.gr

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top