Para pak ditësh u publikua qarkorja e re e Ministrisë së Brendëshme Greke, me anë të së cilës , parashikohen disa ndryshime në nxerrjen e lejes së qëndrimit për emigrantët që ndodhen në Greqi.
[maxbutton id=”5″]
Ndryshimi i parë është , se të gjithë emigrantët që kanë pasur dokumenta, gjatë dhjetvjeçarit të fundit, por i kanë humbur ato, mund të aplikojnë për leje qëndrimi për arsye të jashtëzakonshme në drejtoritë e deçentralizuara, dhe jo në ministri në Pire.
Ndryshimi tjetër, është Leja e Qëndrimit për bashkim Familjar në Greqi, pa qënë e nevojshme të ndiqet proçedura e bashkimit famijlar nga autoritetet konsullore greke si dhe mbulimi finanaciar.
Ajo që duhet bërë kujdes dhe theksuar është se dispozitat e kësaj qarkoreje zbatohen vetëm për emigrantë që kanë lindur fëmijë në Greqi, dhe bashksshorti/ja është i ligjëshëm në Greqi.
Pra me anë të kësaj Qarkoreje, zgjidhet problemi i nënave që kanë lindur fëmijë në Greqi por janë të paligjëshme.
Dokumentacioni
Formulari i aplikimit
– Dy (2) fotografi të kohëve të fundit, me format pasaporte, si dhe në trajtë elektronike të arkivuara në CD, në trajtën grafike JPEG 2000.
– Kopje e legalizuar e pasaportës së vlefshme
– Kopje e lejes së qëndrimit të personit që e ka në ngarkim, me vlefshmëri të paktën dy vjeçare
– Çertifikatë lindjeje e fëmijës (fëmijve), deri në datën e hyrjes në fuqi të ligjit 4332/2015.
– Dokumente që vërtetojnë se pas lindjes së fëmijve ka qëndruar në Greqi
– Aftësi siguruese të ngjashme me të personit që e ka në ngarkim
– Paravolo (taksë), sipas dispozitave të nenit 132 të ligjit 4251/14 (Shënim: Paravolat ndryshojnë në varësi të kohëzgjatjes së lejes së qëndrimit).
