Para disa ditësh Ministia e Brendëshme nxorri një qarkore të re, për lehtësimin e disa proçedurave për nxjerrjen e lejeve të qëndrimit. Ndër të tjera qarkora përcakton kriteret për pajisjen me leje qëndrimi edhe të fëmijve që nuk kanë lindur në Greqi, por ndodhen në vënd para Korrikut të 2015
[maxbutton id=”5″]
Kështu që fëmijtë nën 18 vjeç, pavarësisht nëse u futën në Greqi me ose pa vizë , më herët apo më vonë nga miratimi i lejes së qëndrimit për prindin, aplikojnë për t’u pajisur me leje qëndrimi për arsye të jashtëzakonshme dhe kërkesa paraqitet nga prindi apo personi që e ka fëmijën në kujdestari
Kjo leje i jepet vetëm fëmijëve që NUK kanë lindur në Greqi, dhe mund të vërtetojnë se kanë ardhur dhe banojnë ne Greqi para hyrjes në fuqi të ligjit 4332/15 ( Korrik 2015). Fëmijët mund ta vërtetojnë qëndrimin në Greqi me dekumenta të ndryshëm si dokumenta shkollore, dokumenta mjeksore, aktivitete sportive etj
Theksohet se kjo masë nuk përfshin emigrantët që ndodhen në Greqi me leje të qëndrimi por fëmijtë e tyre ndodhen në Shqipëri. Në këto raste fëmijtë duhet të marrin vizë hyrëse dhe të ndiqet proçedura e bashkimit familjar.
Lejet e qëndrimit që u jepet të miturve, kanë vlefshmëri kohore të barabartë me atë të prindit apo kujdestar
LEXONI QARKOREN
Νέες οδηγίες και παραδείγματα για την άδεια διαμονής από το Υπουργείο Εσωτερικών
