Shqip

Leje Qëndrimi për arsye të jashtëzakonshme nga Drejtoritë e Deçentralizuara (ish Periferitë)

Leje Qëndrimi për arsye të jashtëzakonshme nga Drejtoritë e Deçentralizuara (ish Periferitë)

Së shpejti lejet e qëndrimit për arsye të jashtëzakonshme pritet të hiqen nga kopetencat e ministrisë së brendëshme në Pire dhe të jepen nga  Drejtoritë e Deçentralizuara (ish Periferitë) në rrethe.

[maxbutton id=”5″]

Kjo parashikohet në projektligjin e ri që po përgatit ministria e brendshme, dhe është dhënë për diskutim publik para disa ditësh. Projketligjin mund ta lexoni të gjithin këtu http://www.opengov.gr/ypes/?p=3471

Siç parashikohet në këtë projektligj, të gjithë emigrantët të cilët mund të vërtetojnë se kanë 7 vite qëndrimi të vazhdueshëm në Greqi (edhe si emigrantë të paligjëshëm) mund të aplikojnë për leje qëndrimi për arsye të jashtëzakonshme. Për këtë leje aktualisht aplikohen në ministrinë e brendëshme në Pire, dhe sipas projektligjit, sapo të miratohet, kërkesat për aplikim do bëhen në Drejtoritë e Deçentralizuara të rretheve.

[maxbutton id=”2″]

Kjo gjë do lehtësoj jashtëzakonisht si emigrantët ashtu dhe nënpunësit, dhe do uli kohën e aplikim dhe paisjes të emigrantit me këtë leje. Së pari nuk do jetë e nevojshme që emigrantët të vijnë të aplikojnë në Pire, por do kenë mundësinë në rrethin që banojnë të bëjnë kërkesë. Së dyti leja e qëndrimit pritet të dali më shpejt sepse nuk do bjeri më puna tek një shërbim i vetëm (si i Pireut), por ajo do shpërndahet në rrethe. Aktualisht leja e qëndrimit për arsye të jashtëzakonshme do rreth një vit të dali, dhe shkak për këtë është numri i madh i aplikimeve si dhe numri i vogël i nënpunësve të ministrisë. Së treti aplikimet në Drejtoritë e Deçentralizuar do bëhen më shpejt. Aktualish nëse një emigrant dëshiron të aplikoj për leje qëndrimi për arsye të jashtëzakonshme, do duhet të mbylli takim në Shtator në ministri!!!

Projektligji*

Në tekstin e projektligjit, te neni 16, ku përmbahet edhe rishikimi i nenit 19 të ligjit 4251/14 (Kodi i Emigracionit), shihet qartë se kompetencat për gjithë aplikimet i kalojnë administratës së decentralizuar (periferisë) dhe shërbimit të shtetasve të huaj dhe emigracionit. Kujtojmë se në ligjin e mëparshëm neni përcaktonte përveç periferisë, edhe ministrinë e brendshme. Kjo tashmë nuk përmendet më.

Ja çfarë thuhet shprehimisht në nenin 19:

“1.Koordinatori i Administratës së Decentralizuar (Periferia, shënimi ynë), mundet që akordojë leje qëndrimi me afat dy vjet për qytetarë të vendeve të treta që banojnë në Greqi dhe që dëshmojnë se kanë krijuar lidhje të fuqishme me vendin.

[maxbutton id=”2″]

Aplikimi për pajisje me leje qëndrimi për arsye të jashtëzakonshme shqyrtohet vetëm nëse i interesuari paraqet:

a)Vizë hyrëse për në Greqi, lëshuar nga autoriteti konsullor grek të paktën tre vjet para aplikimit për leje qëndrimi, ose

b)Titull përfundimtar qëndrimi (oristikos titlos), pavarësisht nga autoriteti që e ka lëshuar, vlefshmëria e të cilit ka skaduar gjatë dhjetëvjeçarit të fundit para aplikimit, ose

c)Dokumente që dëshmojnë se ka krijuar lidhje veçanërisht të fuqishme me Greqinë që e bëjnë të nevojshëm qëndrimin e tij brenda kufijve të territorit grek.

Nuk janë të nevojshme kërkesat e pikave a dhe b, në rast se i interesuari dëshmon me dokumente të sakta kronologjikisht, se ka qëndruar në Greqi në vazhdimësi të pakën shtatë vjet, ose është prind i një fëmije të mitur me nënshtetësi greke”.

[maxbutton id=”2″]

Vërtetimi të mbron nga policia

Në momentin e aplikimit, nëse dokumentacioni që kërkohet është i saktë, i interesuari pajiset me një vërtetim, që shkruan se posedimi i këtij vërtetimi e mbron emigrantin nga deportimi (apelasi) deri në momentin që do të marrë përgjigje për aplikimin e tij.

Kjo përcaktohet në paragrafin 2 të nenit 19, ku thuhet:

“Në rastin e dorëzimit të aplikimeve nga qytetarë të vendeve të treta që përmbushin kushtet e pikave a dhe c, shërbimi kompetent i jep një shënim ku thuhet se nuk lejohet shpallja e një vendimi për kthimin e emigrantit në vendin e tij”.

Në rast se nuk përmbushen kërkesat, atëherë emigranti rrezikon, edhe pse e ka bërë aplikimin. Më tej, në paragrafin 2 përcaktohet:

“Në rast se nuk përmbushen kërkesat formale për shqyrtimin e aplikimit, vetëm dorëzimi i këtij aplikimi, nuk e mbron të interesuarin nga vendimi për kthimin e tij”.

[maxbutton id=”2″]

22s1metanastes-thumb-large

*Me informacione nga Tribuna News

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top