Shqip

Leje Qëndrimi Për Arsye Të Jashtëzakonshme Cilat janë Dokumentet që vërtetojnë qëndrimin në Greqi

Leje Qëndrimi Për Arsye Të Jashtëzakonshme Cilat janë Dokumentet që vërtetojnë qëndrimin në Greqi

Kjo leje jep mundësinë tek ata emigrantë që nuk kanë leje qëndrimi të përfitojnë leje qëndrimi nëse përmbushin disa kritere.

Kriteri kryesor është që emigranti duhet të vërtetoj që ka qëndruar në mënryë të përhershme në Greqi gjatë 7 viteve të fundit. Qëndrimi i përhershëm vërtetohen me disa dokumente ciç janë të mëposhtim.  Rikujtojmë këtu se quke filluar nga data 3 Prill 2017 leja aplikimi për leje qëndrimi për arsye të jashtëzakonshme do bëhet në Drejtoritë e Emigracionit të vendbanimit ku jetoni LEXONI MË SHUMË Nga data 3 Prill Lejet e Qëndrimit për Arsye të Jashtëzakonshme në Drejtoritë e Decentralizuara

Dokumente që vërtetojnë lidhjet me Greqinë:

* Vërtetim se ka ndjekur mësime për gjuhën greke,

* Dëftesë se ka mbaruar një shkollë greke, të nivelit të parë apo të dytë arsimor grek,

* Leje të mëparshme qëndrimi,

* Kopje të deklaratave tatimore të viteve të mëparshme

* Kopje të siguracionit në ente siguracione greke të nivelit primar

* Dëshmi të ekzistencës së lidhjeve farefisnore me qytetar grek apo homogjen

* Dëshmi se ka studiuar në institucionet arsimore të vendit

* Fatura të veprimeve bankare

* Akte noterie që janë nënshkruar në prani të të interesuarit

Si dokumente që përllogaritin saktësisht qëndrimin dhjetëvjeçar në Greqi konsiderohen:

* Dokumente që dëshmojnë se ka ndjekur mësimet në një institucion publik arsimor në Greqi,

* Aplikime për marrjen e një titulli të përkohshëm apo të përhershëm qëndrimi apo regjimin e mbrojtjes ndërkombëtare,

* Kopje të vendimeve refuzuese ndaj kërkesave për marrjen fillestare apo rinovimin e lejes së qëndrimit,

* Tituj të mëparshëm të qëndrimit provizor, pavarësisht autoritetit që e ka lëshuar atë,

*Kopje të deklaratave tatimore të viteve të mëparshme,

*Kopje të regjistrimit të niptit fiskal (AFM),

* Kopje të siguracionit në ente siguracione greke të nivelit primar

* Fatura të elektrikut, telefonit, ujësjellësit apo telefonisë celulare në emër të të interesuarit,

* Fatura nga institucione bankare (banka)

* Fatura të dërgesës së remitancave në vendin e origjinës, remitanca të kryera përmes bankave, kompanive të transfertave të parave, që kontrollohen sipas ligjit nga Banka e Greqisë,

* Vërtetim se kanë ndjekur kurse për mësimin e gjuhës greke

* Vendime gjyqësore,

* Vendime për dëbimin administrativ (diikitis apelasi), që nuk janë ekzekutuar,

* Fotokopje pasaportash më të vjetra (të gjitha faqet),

* Akte të mëparshme të gjendjes civile,

* Vërtetime për shtrim në spitale shtetërore,

* Akte noterie që janë nënshkruar në prani të të interesuarit

* Njoftim zyrtar ku t’i bëhet me dije se duhet të largohet nga vendi.

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top