Një nga lejet e reja që parashikohen në Kodin e Emigracionit dhe të Mirëqënjes Sociale është dhe LEJA E QËNDRIMIT E GJENERATËS TË DYTË (Άδεια διαμονής δεύτερης γενιάς)
Kjo leje parashikohet ti jepet të gjithë fëmijëve të emigrantëve që kanë lindur ose janë rritur në Greqi.
Saktësisht Neni 109 i Kodit të Emigracionit parashikon se:
Leja e Qëndrimit e Gjeneratës të Dytë i jepet:
1. Fëmijëve të emigrantëve që kanë lindunr në Greqi, ose kanë bërë 6 vite shkollë në Greqi para se të mbushin 18 vjeç, dhe jetojnë në mënyrë të ligjëshme në Greqi, u jepet Leje Qëndrimi me Kohë të zgjatur (5 vjeçare).
2. Kjo leje rinovohet çdo 5 vjet automatikisht, vetëm me detyrimin që emigranti që paraqesi lejen e kaluar
Por nga reportazhi që kemi bërë gjatë këtij viti redaksia e albanians.gr, kemi shkruajtur disa herë që kjo është një përpjekje e qeverisë greke , për të parandaluar kërkimin e nënshtetësisë nga fëmijët. Biles sipas informacioneve , ligji i ri i nënshtetësisë që do dali mbasi të jetë aprovuar Kodi i Emigracionit, parashikon që fëmijët e lindur në Greqi, si dhe ata që jetojnë në Greqi, do mund të bëjnë kërkesë për nënshtetësinë Greke, kur kalojnë moshën 18 vjeç.
Kjo sipas reportazhit bëhet me qëllim që fëmija të kërkoi nënshtetësinë Greke jo vetëm për të përfituar të drejtat e nënshtetësisë, por sepse do ketë kaluar të gjithë sistemin arsimor grek, dhe do ketë njohuri të plotë të gjuhës dhe kulturës Greke.
Për albanians.gr
Gaston Sanxhaku
LEXONI AKOMA
Kodi i Emigracionit dhe Integrimit Social. LEXONI LIGJIN
Kodi i Emigracionit dhe i Integrimit Social të Greqisë. Të gjithë informacionet
