ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Leje qëndrimi 10 vjeçare për të huajt që investojnë në Greqi

Greqi. U publikua në Fletoren Zyrtare

Greqi. U publikua në Fletoren Zyrtare

numër 90A, ligji me numër 4146/2013  për investimet Strategjike në Greqi, i cili në Nenin 6 referohet në proçedurat e dhënjes të lejes të qëndrimit në Greqi për shtetasit e vëndeve të treta si dhe emigrantëve.

 

Kështu sipas ligjit të ri, parashikohet se çdokush që jeton në Greqi ose ka hyrë me mënyrë të ligjëshme  dhe blen ose disponon pasuri të patundëshme që kalon 250000 euro, mund të paiset me leje qëndrimi 5 vjeçare ose 10 vjeçare. Kjo leje rinovohet automatikisht mbas skadimit të periudhës të parë vetëm nëse personi në fjalë vazhdon të jetë pronari i pasurisë të patundëshme.

Gjithashtu personi që do marri leje qëndrimi me këtë statut, mund të bëj dhe bashkim familjar me pjestarët e familjes të tij dhe ato gjithashtu të pasisen me leje qëndrimi.

Është për tu nënvizuar fakti që ligji parashikon që kjo leje do jepet me proçedura expres. Vetëm 5 ditë mbasi një person i huaj do ketë dorëzuar dokumentacionin, do i jepet leja qëndrimi 10 vjeçare. Një proçedurë që për emigrantët që jetojnë në Greqi zgjat nga 3-6 muaj, dhe kur kemi të bëjmë dhe me leje qëndrimi një vjeçare, ka shumë raste që del e skaduar…

Fillimisht ishte hedhur idea e Nënshtetësisë,që çdo person që investon mbi 250000 euro ne Greqi do i jepej nënshtetësia Greke.

Për albanians.gr

Gaston Sanxhaku

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top