Shqipëri. Emigrantet te cilet kthehen ne atdhe dhe kerkojne te regjistrojne femijet e tyre ne shkollat e kryeqytetit duhet te paraqiten direkt ne drejtorite e shkollave dhe jo siç ka ndodhur me pare, ku kerkohej te siglonin diplomen ne Drejtorine Arsimore.
“Nuk do të ketë më radhë dhe lodhje në dyert e Drejtorisë Arsimore për të marrë një firmë nga Drejtoria Arsimore për të shkuar në shkollat përkatëse”, sqaron Arjola Byzyka, specialiste e Kurikulave në Drejtorinë Arsimore në Tiranë.
Ata duhen të jenë të paisur dhe me dëftesën origjinale të përkthyer dhe të noterizuar.
Deri tani për fëmijët e emigrantëve të kthyer në Shqipëri vendoste Drejtoria Arsimore në cilat shkolla do paraqitenin, por tashmë me këtë rregullore të re, fëmijët e emigrantëve do kenë mundësinë të zgjedhin vetë shkollën ku duan të shkojnë.
burimi www.top-channel.tv
Lexoni Akoma
Kriza ekonomike Greke dhe emigrantët Shqiptarë në Greqi!
75000 emigrantë Shqiptarë që jetojnë në Greqi janë kthyer në Shqipëri për shkak të krizës ekonomike
