ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Legalizimi i dokumentave

  Shtetasit shqiptarë, që duan të legalizojnë dokumente të tilla si: Certifikata, dëftesa shkolle, vërtetime të ndryshme etj, duhet të përmbushin kushtet si më poshtë:

  Shtetasit shqiptarë, që duan të legalizojnë dokumente të tilla si: Certifikata, dëftesa shkolle, vërtetime të ndryshme etj, duhet të përmbushin kushtet si më poshtë:

Çdo dokument duhet të jetë legalizuar fillimisht nga institucioni qendror që ka në varësi organin që ka lëshuar dokumentin, p.sh:

1. Certifikatat duhet të jenë fillimisht të legalizuara nga prefektura që ka në vartësi zyrën e gjendjes civile që ka lëshuar certifikatën.
2. Dëftesat e shkollave duhet të jenë të legalizuara nga Drejtoria Arsimore e qarkut, Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministria e Punëve të Jashtme në Tiranë.
3. Vendimet e gjyqit apo vërtetimet e ndryshme duhet të jenë të legalizuara nga ministritë përkatëse, apo institucionet qendrore nga i cili varet organi që i ka lëshuar ato.

Certifikatat për t’u legalizuar nuk duhet të jenë më të vjetra se 6 muaj.

Procedura e legalizimit

Për të legalizuar dokumentet e mësipërme në ambasade, në zyrën konsullore, shtetasit shqiptarë duhet të paraqesin:

1. dokumentin origjinal që do të legalizohet
2. një fotokopje të dokumentit që do të legalizohet
3. një dokument personal identiteti me fotografi

Çdo person mund të legalizoje vetëm dokumentet e tij personale apo të anëtareve të familjes së tij. Individët që duan të legalizojnë dokumentet e shtetasve që nuk mund të paraqiten vete pranë ambasadës, duhet të jenë të pajisur me një autorizim me shkrim nga dërguesi, të vulosur paraprakisht ne zyrën e Policisë se njësisë administrative ku banon ky i fundit.

Taksa për legalizimin e një dokumenti është 20 euro.
Pagesa e kryer vërtetohet nga pulla e taksës që vendoset mbi dokument.

PAISJA ME PASAPORTAT BIOMETRIKE DHE KARTAT E IDENTITETIT

Në Ambasadën Shqiptare, në Sektorin konsullor, nuk bëhen më prokura përfaqësimi apo aplikime për pasaporta biometrike.

Pajisja e shtetasve shqiptarë (të mitur dhe të rritur) me pasaportat biometrike dhe kartat e identitetit bëhet vetëm në Shqipëri, pasi nevojitet prezenca e tyre për të mundësuar marrjen e shenjave të gishtërinjve dhe retinës së syrit (për personat e rritur) dhe retinës së syrit( për të miturit).

Regjistrimi i fëmijëve të lindur në Greqi si dhe regjistrimi i akteve të vdekjes, në Shqipëri

Procedura e legalizimit nga Ambasada të një certifikate fëmije të lindur në Greqi.

Duhet të jenë të plotësuara të gjitha rubrikat e nevojshme si më poshtë:
emri i fëmijës, emri i babait, emri i nenës, seksi, ditëlindja, vendlindja.

Duhet të jenë të legalizuara paraprakisht nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë.

Taksa e pagesës është 20 euro.

Po kjo praktike duhet ndjekur edhe në rastin kur shtetasi shqiptar vdes në Greqi dhe familjaret e tij kërkojnë te kryejnë veprimet e nevojshme pranë zyrës se gjendjes civile ne Shqipëri për c’rregjistrimin përkatës.

Taksa e pagesës është 0 (zero)

Për të kryer procedurat e mësipërme shtetasi duhet të paraqesë:

1. Dokumentin Origjinal që do legalizohet.
2. Dokument identifikimi që vërteton lidhjen me dokumentin.

Legalizimi i dokumenteve kryhet edhe nëpërmjet shërbimit postar. Qytetari i interesuar vendos në zarf faturën e bankës si dhe nje zarf bosh me adresën e saktë të tij. Pagesa bëhet rekomande duke paguar dërgimin dhe kthimin përsëri të zarfit.

Në pasaportat tip i vjetër(jo biometrike), regjistrimet e fëmijëve dhe shënimet e ndryshme në to kryhen vetëm pranë Komisariateve të Policisë nga ku shtetasi ka marre pasaportën.

LIDHJA E MARTESËS (CELEBRIMI)

Procedura për lidhje martese (celebrim) pranë sektorit konsullor të ambasadës midis dy shtetasve shqiptarë është si më poshtë:

* Secili nga bashkëshortët e ardhshëm duhet të paraqesë: certifikate për lidhje martese (leje martese) si dhe certifikate lindjeje për lidhje martese, të lëshuara nga zyra e gjendjes civile të njësive të tyre të banimit.
* Për të kryer aktin e martesës, duhet që katër dokumentet e mësipërme të jenë me afat brenda muajt deri ne ditën e paraqitjes se shtetasve shqiptarë ne Ambasade për të lidhur martesën.

Shtetasit shqiptare që duan të martohen me shtetas të huaj ne Ambasade duhet të paraqesin këto dokumente:

Certifikate për lidhje martese (leje martese) të lëshuar nga Bashkia apo Komuna përkatëse e muajit të fundit (1 muaj).

Certifikate personale lindje për lidhje martese të lëshuar nga zyra e gjendjes civile e njësisë së tyre të banimit e muajt te fundit nga dita e paraqitjes në Ambasadë.

Shtetasi i huaj (jo grek) duhet të ketë të njëjtat dokumente të muajit të fundit, të vulosura nga Ministria e Punëve te Jashtme të Greqisë dhe të përkthyera në gjuhën shqipe.

Lidhje martese midis një shtetasi shqiptar dhe një shtetasi grek bëhet vetëm në Bashkinë greke.

Taksa e pagesës është 30 euro.

PROCEDURA E LESHIMIT TE VERTETIMIT (LEJES SE MARTESES) QE PERSONI NUK KA PENGESA LIGJORE PER TU MARTUAR

Shtetasi shqiptar për të marrë këtë Leje Martese duhet të paraqesë pranë sektorit konsullor të Ambasadës këto dokumente:

1. Lejen e Martesës (Certifikate për Lidhje Martese) të lëshuar nga Bashkia apo Komuna përkatëse e muajit të fundit (1 muaj) dhe të vulosura nga Prefektura.
2. Certifikate lindjeje e muajit të fundit (1 muaj) të vulosura nga Prefektura.
3. Për ketë procedure depozitohen pranë sektorit konsullor fotokopjet e certifikatave të mësipërme.

Për lëshimin e Vërtetimit (Leje Martese) nga Ambasada taksa e pagesës është 30 euro.

PROKURA, DEKLARATA

Shtetasit shqiptarë që duan të bëjnë prokura të ndryshme përfaqësimi përpara Konsullit në Ambasade ose të lëshojnë deklarata të ndryshme, duhet të paraqesin këto dokumente në origjinal dhe në fotokopje:

1. Dokumentin e identitetit (pasaportë, letërnjoftim, certifikate lindje).
2. Dokumentin që përben objektin e prokurës (p.sh., libreza e pensionit, libreza bankare etj).
3. Një fotokopje e dokumentit të identitetit të personit që i përfaqëson në Shqipëri, në rastin kur ky person është avokat kërkohet edhe numri i licencës.

Për çdo prokure apo deklarate taksa e pagesës është 20 euro.

VERTETIME TE ÇDO LLOJI

Shtetasit shqiptarë që duan të marrin vërtetime të ndryshme pranë sektorit konsullor të Ambasadës duhet të paraqesin në origjinal dhe në fotokopje dokumente të lëshuara nga organet e ndryshme të shtetit shqiptar dhe grek, mbi bazën e të cilave do të lëshohet vërtetimi i kërkuar.

Për çdo vërtetim taksa e pagesës është 30 euro.

VERTETIM I NJESISE ME ORIGJINALIN

Shtetasit shqiptarë qe duan të kryejnë në Ambasade procedurën e “Vërtetimit të fotokopjeve me origjinalin” duhet të paraqesin këto dokumente:

1. Dokumentin origjinal, fotokopjen e të cilit dëshirojnë të vërtetojnë.
2. Fotokopjen që duan te vërtetojnë dhe një fotokopje shtesë, e cila do të arshivohet pranë sektorit konsullor të Ambasadës.

Taksa e pagese është 20 euro.

Të gjitha pagesat për çdo veprim në sektorin konsullor kryhen nëpërmjet bankave të mëposhtme:

* INNTESSA SAN PAOLO BANK
* ETHNIKI BANK

LESHIMI I LEJEVE TE KALIMIT

Lejet e kalimit lëshohen vetëm për kthimin e shtetasve shqiptare në Shqipëri.

Dhënia e lejes së kalimit nga sektori konsullor, behet vetëm me pretence të personit të interesuar, pas konfirmimit të identitetit të tij. Qytetari duhet të paraqesë:

1. një dokument të vlefshëm identifikimi me fotografi psh. Letërnjoftim elektronik, certifikate personale me fotografi të kohëve te fundit, pasaporte të cilës i ka mbaruar afati i vlefshmërisë, si dhe çdo dokument tjetër që identifikon personin
2. 2 cope fotografi me ngjyra të kohëve të fundit
3. Taksën e pagesës 30 e.

Për rastet kur identifikimi është i pa mundur, pas kërkesës për pajisje me Leje Kalimi, qytetari duhet të prese derisa të vije konfirmimi nga autoritetet shqiptare.

Për personat nën 16 vjeç lejet e kalimit jepen në prezencë të dy prindërve. Për raste të veçanta, kur njeri nga prindërit e ka të pamundur të paraqitet pranë Sektorit Konsullor, ose ndodhet në Shqipëri, ai e jep pëlqimin e tij me anë të një deklarate, ku e lejon prindin tjetër të pajise fëmijën me Leje Kalimi.

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top