ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Lamtumirë Sokol Olldashi Homazhe në Kuvend. Sot ditë zie kombëtare

Në Kuvendin e Shqipërisë po zhvillohen homazhet

Në Kuvendin e Shqipërisë po zhvillohen homazhet

në nder të ish-ministrit Sokol Olldashi. Ndryshe nga herët e tjera, sot Kuvendi është mbuluar nga zija. I mbushur me lule të bardha, të afërm, miq, qytetarë e kolegë dhe nën tingujt e muzikës funebre, po i jepet lamtumira e fundit deputetit Sokol Olldashi. Në Kuvend janë parë të hyjnë edhe dy djemtë e deputetit të ndjerë, të cilët përpiqeshin të tregoheshin të fortë, në vendin ku babai i tyre ka mbrojtur me vendosmëri kauza të rëndësishme.

 

 

11:54- Mbërrin makina me trupin e pajetë të Sokol Olldashit në selinë e Kuvendit.

 

11:40 – Ka mbërritur ish-kryeministri Sali Berisha, si dhe deputetët e tjerë të PD-së. Gjithashtu kanë mbërritur edhe disa prej deputetëve të Partisë Socialiste.

 

11: 35- Arkivoli me trupin e pajetë të deputetit Sokol Olldashi, i mbuluar me lule të bardha, u përcoll mes duartrokitjesh nga banesa e tij drejt Kuvendit të Shqipërisë, ku do të zhvillohen homazhe në nder të deputetit, përpara se ai të dërgohet në banesën e fundit. Qytetarë të shumtë u mblodhën përpara banesës së deputetit, për ti dhënë atij lamtumirën e fundi

 

11:30 – Ka nisur ceremonia homazheve në nder të deputetit Sokol Olldashi, i cili humbi jetën mbrëmjen e së mërkurës në një aksident tragjik në aksin rrugor në aksin Tiranë –Elbasan. Para pak minutash është nxjerrë nga banesa trupi i pajetë i politikanit Sokol Olldashi dhe është nisur drejt selisë së Kuvendit.

 

Jashtë selisë së Kuvendit janë mbledhur personalitete të politikës shqiptare, trupa diplomatike, shumë personalitete nga fusha të ndryshme, por edhe qytetarë.

 

11:00- Pritet të nisë ceremonia e homazheve te Kuvendi i Shqipërisë në nder të deputetit Sokol Olldashi. Mësohet se ceremoni ishte parashikuar të zhvillohej në orën 11:00, por njoftohet se vonesa erdhi për shkak të mbërritjes me vonesë të të vëllait të Olldashit, i cili jeton në Gjermani. Ditën e sotme qeveria shqiptare e ka shpallur ditë zie, për shkak të humbjes së politikanit demokrat. Ndërkohë në orën 14:00 është parashikuar të zhvillohet ceremonia e përcjelljes së trupit drejt banesës së fundit.

 

Këshilli i Ministrave e shpalli të enjten ditë zie kombëtare në nderim të të ndjerit, Sokol Olldashi, deputet dhe politikan i shquar. Sipas vendimit të qeverisë, në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmë shtizë, ndërsa shpenzimet e varrimit dhe të ceremonialit të përballohen nga institucioni organizator i ceremonialit.

 

burimi www.shekulli.com.al

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top