ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Lakis Lazopulos, nga Al Çadiri, te Fiks Fare!

Kush e ndoqi “Al Çadirin” e fundit (dhe besojmë se e ndoqën, si gjithmonë edhe shumë shqiptarë), do të jetë befasuar kur dëgjoi Lakis Lazopulon, diku nga fundi, të thotë se “Këto ditë isha në Tiranë. U habita, më njihnin të gjithë. ‘Lazopulos’ këndej, ‘Lazopulos’ andej… Kam video shumë të bukura, por nuk janë gati, do t’jua tregoj javën e ardhshme”.

Është e kuptueshme kërshëria, sidomos për shqiptarët e Greqisë, të mësojnë se për ç’arsye shkoi në Tiranë, fenomeni i spektaklit grek, që çdo të martë “betonon” para ekranit 67% të shikuesve (kaq është audienca mesatare e Al Çadirit).

Tribuna u interesua dhe mësoi se aktori e regjisori i shquar (ai është padiskutim një nga emrat më të mëdhenj të sotëm të skenës dhe ekranit grek), u ndodh në kryeqytetin shqiptar si i ftuar nderi nga kompania sponsorizuese e Javës së Filmit grek që u zhvillua në Tiranë javën e kaluar. Por një takim i papritur me drejtorin e emisionit Fiks Fare, Filip Çakulin, bëri që programi i zotit Lazopulos të ndryshojë dhe ai të kalojë një pjesë të mirë të kohës së vet në studiot e Top Channel, ku po përgatitej emisioni i radhës i Fiksit.

Aty, në shoqërinë e Filipit, Saimirit e Doktorit, dhe sigurisht edhe të balerinave të Fiksit, Lazopulos është ndjerë në “ujërat e veta” dhe gjatë komunikimit, nuk është dashur fare ndihma e Çakulit si njohës i gjuhës greke.

Përndryshe, edhe Al Çadiri, edhe Fiksi kanë të njëjtin funksion: të fshikullojnë me gjuhën e satirës shëmtimet dhe padrejtësitë që një grusht oligarkësh, të blinduar pas pushtetit të votës apo të parasë, bëjnë ndaj shumicës, njerëzve të thjeshtë e të pambrojtur, përfshi edhe emigrantët, për të cilët Lazopulos ka shprehur në emisioniet e veta një ndjenjë të lartë solidariteti e humanizmi.

Aty Lazopulos iu dha në shenjë nderimi edhe rrota simbol e Fiksit.

Kësaj here po botojmë disa fotografi ekskluzive nga takimi i Mjeshtrit të Al Çadirit me Mjeshtrat e Fiksit.

Në numrin e ardhshëm shpresojmë t’ju sjellim më shumë hollësi për mbresat e Lakis Lazopulos nga vizita e tij në Tiranë, pas premtimit të dhënë që të na rezervojë kohë për një intervistë.

Tribuna

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top