Shqip

LAJMI I FUNDIT! Deputetja Luiza Xhuvani lë mandatin

 

Luiza Xhuvani lë mandatin: Kostandini mbetet djali im, drejtësia le të bëjë drejtësi
Deputetja socialiste, Luiza Xhuvani djali i të cilës, Kostandin Xhuvani u përfshi mëngjesin e sotëm në një konflikt të armatosur ku mbetën të vdekur 4 vetë, deklaroi sot se jep dorëheqjen nga mandati i deputetes së Sarandës për PS. Në një deklaratë për mediat nga selia e Kryeministrisë, tepër ngarkuar emocionlalisht dhe me lot në sy, deputetja dhe aktorja e njohur ka kërkuar mirëkuptimin e çdo prindi dhe nëne për gjëmën që ka bërë sot djali i saj, por që siç u shpreh nuk ka asnjë lidhje me ‘familjen e Kostandinit apo mandatin politik që nëna e tij përfaqëson’. Xhuvani ka kërkuar që drejtësia të shkojë deri në fund dhe të japë dënimin e merituar për djalin e saj, i cili pavarësisht të gjithave, siç u shpreh mbetet djali i saj, gjaku i saj.
“Ngjarja e ndodhur sot në të gdhirë është tragjike, por ajo s’ka asnjë lidhje me familjen e Kostandinit, as me mandatin që unë, nëna e tij përfaqëson. Drejtësia duhet të bëjë drejtësi, t’i trajtojë të gjithë para ligjit, kush është nënë më kupton më mirë për dhimbjen që po kaloj.
Kostandini është djali im, pavarësisht të gjithave do të mbetet djali im, por drejtësia duhet të veprojë njësoj për të gjithë. I kam paraqitur kryeministrit, dorëheqjen nga mandati i deputetes së Sarandës. Po tërhiqem në thellësinë e dhimbjes, drejtësia le të bëjë drejtësi”, u shpreh Luiza Xhuvani.
4 nëntor 2014

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top