Shqip

Lajmet interesante të javës

  • Për herë të parë në 50 vjet, Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan se kanë ndërmend të rivendosin marrëdhëniet diplomatike me qeverinë komuniste të ishullit të Kubës.
  • Kur 36-vjeçari norvegjez, Lars Jorun Langoien, pa një rosë që kishte ngecur pa lëvizur në një sipërfaqe akulli të liqenit, nuk u mendua dy herë dhe u hodh në ujë për ta shpëtuar. Pa ndërhyrjen e tij shpëtimtare, shpendi me siguri që do të kishte ngordhur.

  • Kosova është anëtare me të drejta të plota e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Ky është vendimi unanim i marrë ditën e martë, në takimin e Monakos së këtij komiteti. Ky vendim i hap rrugën sportistëve nga Kosova, që të marrin pjesë në Lojërat Olimpike, duke nisur që nga ato të 2016-s në Rio të Brazilit.
  • Pablo Eskobar u kërkon falje viktimave të veta, përmes motrës së tij. 21 vite pas vrasjes së njërit prej trafikantëve më famëkeq të drogës në Kolumbi, përgjegjës për qindra vdekje, motra e tij viziton varret e tyre, duke lënë një letër me kërkesë faljeje.

Marë nga: http://www.top-channel.tv/

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top