Siç edhe kemi informuar ekskluzivisht më datë 31 Dhjetor fillojnë nga puna Shërbimet me një ndalesë për emigrantët, ose të quajtura ONE STOP SHOP. Këto shërbime do zëvëndësojnë zyrat aktuale ku aplikohet apo bëhet rinovimi i lejeve të qëndrimit .(Në fund të artikullit mund të gjeni se çfar është ONE STOP SHOP dhe në cilët drejtori do hyni sipas bashkisë që jetoni.)
Në kuadrin e hapjes të këtyre shërbimeve, dhe për të pasur informim më të mirë për emigrantët organizohet Konferencë për shtyp e cila është e hapur për të gjithë organizatat e emigrantëve por edhe për emigrantët, në të cilën do jepen shpjegime si dhe do përgjigjen pyetjet e mundëshme që do lindin.
Në këtë organizim merr pjesë dhe Portali www.albanians.gr.
Aktiviteti organizohet nga Shoqata e Punëtorëve të Drejtorisë të Decentralizuar të Athinës.
Më poshtë lexoni ftesën
Ftesë
Shoqata e Punëtorëve të Drejtorisë të Decentralizuar të Athinës (Σύλλογος Εργαζομένων Αποκεντρωμένης Διοίκησης Αττικής) në bashkpunim me Organizatën Generation 2.0, me Portalin Informatik për Shqiptarët në Greqi www.albanians.gr si dhe me Komintetin e Integrimit të Emigrantëve të Bashkisë Koridhalo (Συμβούλιο Ενταξης Μεαταναστων (ΣΕΜ) Kορυδαλλου) ju fton të Hënën 30 Dhjetor në orën 16.00 në Konferencën për shtyp-konferencen informative me rastin e hapjeve të shërbimeve ONE STOP SHOP-Shërbime me një ndalesë për emigrantët.
Konferenca do organizohet në Qëndrën “BIOS” e cila ndodhet në rrugën PEIRAIOS 84 në Athinë (Afër IERA ODOS), në katin e parë.
Kordinator të Konferencës do jenë Ndërmjetësit Kulturorë Fatos Malaj dhe Nikos Odubitan
Pjesmarrja është e lirë.
Shënim për lexuesit dhe pjesmarrësit rreth aktivitetit.
Me ndihmën e organizatave të emigracionit dhe me iniciativën e Shoqatës të Punëtorëve në Drejtorinë e Decentralizuar të Athinës , do përkthehen në disa gjuhë dhe do ndahen tek qytetarët e vëndeve të treta, udhëzime për situatën e re që do krijohen në kuadrin e fillimit të punës të Shërbimeve të reja.
Tashmë bashkitë ndalojnë punën e tyre dhe të gjitha kopetencat e proçedurave të ligjërimit të emigrantëve do i kalojnë Drejtorive të Decentralizuara të Shtetit. Do jepen udhëzime për të shmangur sa është e mundur mundimin e emigrantëve ditët e para të funksionimit, si dhe do jepen përgjigje për pyetjet që do ngrenë pëfaqësuesit e Organizatave të emigrantëve ose vetë emigrantët.
Me pak fjalë do paraqitet realiteti me të cilin do të përballen emigrantët nga data 31/12/2013
Për Albanians.gr
Gaston Sanxhaku
LEXONI AKOMA
One stop Shop- shërbimi më i ri për emigrantët në Greqi
Më 31/12 hapen ONE STOP SHOP për emigrantët (Atikë)
Foto ekskluzive nga ambjentet e Shërbimeve One Stop Shop për emigrantët në Greqi
