ΕΙΔΗΣΕΙΣ

LAJM URGJENT! Arrestohet Ardian Fullani, guvernatori i Bankës së Shqipërisë

Një dëshmitar i gazetës TemA ka parë momentin kur ai është arrestuar në një nga godinat e Bankës së Shqipërisë, pikërisht atë pranë sheshit “Avni Rustemi”.

Arrestimi i tij vjen pas një dite të ngjeshur nga prokuroria.

Në fakt, e premtja ishte një ditë e ngarkuar me pyetje për prokurorin Ramadan Troci, i cili e çeli këtë proces proçedurial me marrjen në pyetje të ish-inspektores së pergjithshme përgjatë 2006-2011, Teuta Baleta.

Ajo u pyet nga ora 8.30 deri në orën 10 dhe mësohet të ketë dhënë shpjegime për detyrat funksionale të inspektorit të përgjithshëm, e për t’i dhënë përgjigje pyetjes nëse është detyrë e tij për të audituar Departamentin e Emisionit, i cili rezulton se është lënë pa audit për dy vjet.

Pas saj është pyetur anëtarja e Këshillit Mbikëqyrës, Ermelinda Meksi, që foli para prokurorëve për mbi 2 orë. Në dalje nga prokuroria, zonja Meksi zgjodhi të heshtte për të respektuar sekretin hetimor.

“Në respekt të sekretit hetimor nuk mund të flas”, tha ajo.

Por burime jozyrtare thonë se zonja Meksi ka shpjeguar nëse Departamenti i Emisionit ku ndodhi supervjedhja e 713 milionëve në fakt funksiononte me një rregullore, zbatimi i të cilës sipas saj nuk verifikohej nga Bordi Mbikëqyrës, por ishte detyrë e Departamentit të Kontrollit.

Meksi është shprehur se ka kërkuar shkarkimin e guvernatorit Ardian Fullani menjëherë pas skandalit të vjedhjes, ndërkohë që ka shtuar se guvernatori ka pushtet të pakufizuar. Të dhënat e tjera konsiderohen sekrete për publikun.

Anëtarja tjetër, Ela Golemi është pyetur për aktet nënligjore dhe rregulloret e Departamentit të Emisionit, ndërkohë që edhe ajo ka heshtur në dalje të prokurorisë.

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top