Shqip

Lajm i mirë për emigrantët Shqiptarë në Greqi

Gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Jashtëm, Ministri Ditmir Bushati ka informuar se është biseduar me homologun grek për të hequr vulën apostile e cila krijonte një faturë për rreth 400 mijë emigrantë shqiptarë në Greqi në vlerën e 5 milion eurove si dhe njohjen e ndërsjelltë të patentave.

“Me palen greke kemi diskutuar edhe per ate qe quhet shporta e dyte, çeshtje te aktualitetit. Çfarë po behet me 500 mije shqiptare ne Greqi, rezerva e apostolës, persa kohe nuk e perdorin shume vende te BE, per ne ishte e pashpjegueshme qe vula apostile mbetet ne funksion nga Greqia, vetem fatura financiare eshte 5 milion euro.
Po ashtu njohja e ndersjellte e patentave. E kemi vendosur ne tryeze per ta zgjidhur me palen greke dhe vazhdojne diskutimet ne nivel ekspertesh per te zgjidhur kete marreveshje. Është biseduar edhe për tekstet shkollore.

Ështe ngritur nje komision ne nivel ekspertesh, po perfundon procesi i eleminimit te referencave qe kane konotacion negativ dhe po pershatet me legjislacionin e BE”, është shprehur Bushati.

Ndër të tjera Bushati bëri me dije se po punohet nga të dyja palët për menaxhimin e incidenteve në kufi, ndërsa theksoi se sa i përket çështjes çame, Shqipëria nuk ka asnjë pretendim për ndryshueshmëri kufiri.

Burimi http://lajmifundit.al/2018/01/lajm-i-mire-per-500-mije-emigrante-te-greqise-nuk-do-te-paguajne-me-vulen-apostile-dhe-do-tu-njihen-patentatok/

ΣΧΟΛΙΑ

The Latest

To Top

Χρησιμοποιώντας αυτόν τον ιστότοπο, συμφωνείτε με τη χρήση των cookies, σύμφωνα με τις οδηγίες περισσότερα

Τα cookies επιτρέπουν μια σειρά από λειτουργίες οι οποίες μας βοηθούν να προσωποποιήσουμε το περιεχόμενο, να ρυθμίσουμε και να μετρήσουμε τις διαφημίσεις, και να παρέχουμε πιο ασφαλή εμπειρία στο Albanians.gr. Χρησιμοποιώντας αυτόν τον ιστότοπο, συμφωνείτε με τη χρήση των cookies, σύμφωνα με τις οδηγίες περισσότερα

Close