Shqip

Laborator kokaine në Elbasan Kapet dhe nipi i Enver Hoxhës

ELBASAN – Një superoperacion ndërkombëtar me përfshirjen e Policisë së Shtetit, INTERPOL-it dhe EUROPOL-it ka çuar në shkatërrimin e një laboratori të përpunimit të drogës në Labinot-Fushë në Elbasan, i pari i përmasave të tilla në vendin tonë. 11 persona kanë rënë në pranga 8 persona, mes tyre edhe Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha si dhe dy kolumbianë të cilët përgatisnin kokainën në laborator. Burime nga Prokuroria thane per A1 Report se në makinen e Ermal Hoxhës janë zbuluar dhe sekuestruar një shumë parash prej 300 mijë eurosh. Ndërkohë në automjetin e të arrestuarit tjetër, Sajmir Batku janë zbuluar dhe sekuestruar 18 kg lëndë narkotike kokainë duke e çuar në total në 121 kg totalin e kokainës të kapur në këtë superoperacion të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me policinë ndërkombëtare. Nga informacionet e marra nga policia bëhet e ditur se koka e grupit kriminal ishte Ilir Hyseni, i cili mësohet se është përgjuar i pari nga ana e autoriteteve të rendit. Më pas pista e përgjimeve është shtrirë edhe në personat e tjerë, ku i dyti është përgjuar edhe Hoxha, çka ka çuar më pas në zbulimin e grupit të trafikantëve. Grupi i strukturuar i trafikantëve operonte në ish-magazinat e rezervave të shtetit të braktisura nga viti 1997 nën pretekstin e një firme e cila grumbullonte bimë medicinale. Në këtë mënyrë sasia e lëndës narkotike dyshohet se vinte nga Amerika Latine, përmes këtyre bimëve medicinale, ndërsa pas përpunimit të saj në këtë laborator droge, lënda narkotike më pas trafikohej në tregun e brendshëm dhe në Europë, kryesisht në Gjermani.

shqiptarja.com

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top