ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Emigrantët shqiptarë ky vit na gjen dobët ekonomikisht

Si çdo vit, edhe si vjet  me qindra emigrant shqiptarë që jetojnë në Greqi kanë vendosur ti kalojnë festat e fundivitit në Shqipëri.

Por ndryshe nga vitet e kaluara , emigrantët shprehen se ky vit i gjen më dobët ekonomikisht pasi shteti grek ende nuk është rimëkëmbur nga ekonomia.
‘Vij nga Larisa, shkoj në Pogradec për festa. Këtë vit vijmë me më pak të ardhura, por ku ka më mirë se pranë familjes. Kemi shumë shpenzime në Greqi”, thotë një prej emigrantëve i intervistuar nga gazetarja Enkelejda Skënderasi.

“Vijmë nga Selaniku shkojmë në Korçë me familjen dhe pastaj do kthehem sërish”, thotë një tjetër.

“Të huaj këtu, të huaj andej. Vij të shohim familjet, të ndalojnë policia nga Pogradeci në Tiranë duhet të kesh 500 euro tu japësh këtyre. U bëj thirrje policisë, shtetit të ndalojnë këtë që u bëhet emigrantëve, sa na shohin me targa të huaja na ndalojnë direkt”, thotë një emigrant i indinjuar.

burimi www.ballkanweb.com

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top