ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Kush të do, të rreh

Ëndrra e Shqipërisë së pasdiktaturës për një shoqëri moderne sipas modeleve perëndimore ka mbetur si “një ënderr e një nate vere”. Çdo ditë shoqëria shqiptare tronditet nga ngjarje të rënda. Vetëm brenda muajit dhjetor në disa prej lajmeve që lexuam “burri vret me sëpatë gruan statzënë”, “burri rreh me dru gruan shtatzënë”, “një i ri u vetvra, pasi në gjende të dehur qëlloi mbi vëllanë”. Tronditjet janë aq të shpeshta sa humbin fuqinë e parë dhe bëhen pjesë të jetës të përditshme. A mundet një shoqeri e tillë të prodhoj realitete të reja?

 

Nevoja për një menyrë të menduari që do na largoi nga kjo ëndërr të shpifur ku fenomeni i dhunës ka prëkur çdo aspekt duke filluar nga familja, më vonë në shkollë dhe deri në jetën politike të vendit, shfaqet më e madhe se kurrë.

 

Fëmijëria konsiderohet si një periudhë vendimtare për të ardhmen e zhvillimit të fëmijëvë fillimisht si individë dhe pastaj si qytetarë. Shoqëria shqiptare ka rritur dhe vazhdon e rrit femijët e saj me besimin se “kush të do, të rreh”. Sindromi “kush të do, të rreh” na ndjek tërë jetën si individe dhe si qytetarë, në marrëdhenjë familiare “prindër-fëmijë”, “grua-burrë”, “qeveri-shtetasë”. Sipas një sondazhi të mbështetur nga UNICEF fëmijët që jetojnë në zonat urbane dhe ato që ndjekin klasën e 6-të deri në të 12 përjetojnë dhunë fizikë dhe psikologjike, nga prinderit e mësuesit që mendojnë se vendosin autoritetit e tyre duke bërtitur dhe goditur mbi nxënësit, aq edhe nga njëri-tjetri.

 

Në të njejtën kornizë, politikanët në parlament dhe mediat nëpërmjet televizioneve, si marioneta të dorëzuara në duart e elitave politike,  ulerasin në një përpjekje të deshpëruar për të ushtruar atë që ata nënkuptojnë si autoritet. Individët, pra qytetarët, përballen përditë më një polarizëm të ashpër dhe agresiv në çdo nivel. Mjedisi politik shfaqet vetëm në ngjyra bardhë e zi me një gjyhë ku populizmi lulëzon dhe fjalori i së cilës kufizohet në përdorimin e antonimëve dhe emocionëve të forta si urrejta dhe admirimi. Bëhet fjalë për një luftë përmes “engjëjve” dhe “demonëve”, me politikanët dukë luajtur rolin e “Mesias” dhe me qytëtarët të dorëzuar plotësisht në duart e “shpëtimtarëve”. Pra aktualisht shoqëria nuk prodhon asnjë realitet dhe mbetet e bllokuar në një boshllëk idesh dhe pa asnjë vizion ose frymëzim për të ardhmen.

 

Qëndrimi i shoqërisë shqiptare ndaj femrës dhe roleve të saj gjinore dhe qytetare është një treques tjetër shumë i rëndësishmë i cili përshkruan një kaos të vertetë.  Më saktësisht, në një mënyrë interesante arrijn të bashkëjetojn dy koncepte krejtësisht të kundërta. Në një anë, gruaja promovohet si e bllokuar midis kuzhines dhe televizionit me destinacion prioritar riprodhues dhe në anën tjetër, promovohet si objekt seksi nepërmjet reklamave nudiste. Në të dy konceptet mbizotëron tradita maskiliste e shoqërisë me gruan të hutuar në mes të dy rolëve ekstreme.

 

Diogeni nga Sinopi (399 p.K.- 323 p.K.) ishte një filozof që qarkullonte shpesh gjatë ditës me një llambë ndezur. Kur ai u pyet “Pse mbani një llambë ndezur brenda ditës? ”, ai u përgjigj “Jam duke kërkuar për njerëz të ndershëm”. Shoqëria shqiptare ndoshta mund të përdori të njejtën llamb jo për të kërkuar “njerëz të ndershëm” por për të zbuluar ngjyrat e tjera të ylberit përveç “bardh e zi”. Diogeni thoshte se themeli i çdo shteti ështe edukimi i të rinjve, dhe në rastin tonë rinia është e vetmja fuqi sociale që mund të prodhoj realitete të reja plot me ngjyra, ëndrra dhe vizione. Le të filloj 2013-ta duke thënë fëmijëve se “kush të do, NUK të rreh”.

Artikull nga Sonila Metushi

 

Sonila Metushi punon si Asistente e Hulumtimeve në European Union Road Federation (ERF), në Bruksel. Ka kryer praktikë dy-mujore në Institutin Ballkanik të Politikave (IPOL) në Kosovë dhe në një organizatë jo-qeveritare në Egjipt. E diplomuar nga ‘Universiteti e Maqedonisë’ në Selanik, në Greqi, në Departamentin e Studimëve Nderkombëtare dhe Europiane, me specializim në Politikën Ndërkombëtare dhe Diplomaci. Aktualisht jeton në Belgjikë. Fushat e saj të ekpsertizës/intereset e hulumtimit përfshijnë: Marrëdhëniet ndërkombëtare, Qeverisja, Shoqëria civile dhe Zhvillimi Ekonomik.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top