Shqip

Kush është Pandeli Majko. Ministri i ri i Diasporës së Shqipërisë 

Dje Kryeministri Edi Rama, shpalli përbërjen e Qeverisë së re të tij. Është një qeveri e reduktuar nga 19 Ministri në 11, me një përbërje 50/50 burrash dhe grashë. Lexoni këtu lajmin https://albanians.gr/qeveria-e-re-e-shqiperise.html  

Përveç 11 ministrive në qeverinë e re do ketë dy minstra të rinj, pa portofol, ose siç quhen zyrtarisht Ministra Shteti. Njëri nga këto është dhe Ministri i Shtetit për Diasporën, post i cili ju besua njërave nga figurave më të vjetra të Partisë Socialiste, zotit Pandeli Majko.

Kam besimin se z. Pandeli Majko është zgjedhja e duhur për këtë post. Ka eksperiencën e duhur drejtuese dhe organizative, por mbi të gjitha gëzon reputacion të jashtëzakonshëm në trevat shqiptare. Ishte kryeministri që menaxhoj krizën humanitare të Kosovës në vitin 1999  si dhe po nga ky post menaxhoj dhe krizën në Maqedoni në vitin 2000.

Pandeli Majko lindi më 15 nëntor 1967 në Tiranë. Ka mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Tiranës në vitet 1986-1992.

Gjithashtu ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, në vitet 1994-2000. Zoti Majko ka një karrierë të pasur politike. Karriera e Pandeli Majkos do të niste me Kryetar FRESSH në vitet 1992-1995. Ka mbajtur dy herë postin e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë. Po ashtu dhe postin e Ministrit të Mbrojtjes e ka mbajtur dy herë në qeveritë socialiste.

Karriera e tij politike do të kulmonte në vitet 1998-1999 ku do të merrte postin e Kryeministrit në Qeverinë e Shqipërisë. Ai shquhet për angazhimin e tij për Kosovën gjatë luftës që po ndodhte atje nga terrori serb.

Po këtë post, atë të kryeministrit, e ka mbajtur për 8 muaj edhe në vitin 2002. Ka qenë anëtar i Komisionit Parlamentar për hartimin e Kushtetutës shqiptare në Kuvendin e Shqipërisë në vitet 1997 – 1998.

Nga viti 2002 deri në vitin 2005 ka qënë Ministër i Mbrojtjes i Shqipërisë.

Ai deri tani ka qenë kryetar i Delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top