ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Kur ne ishim “shqiptarë”

Kryeministri i Italisë, Matteo Renzi gjatë një emisioni televiziv ka sjellë në vëmendje fenomenin e emigrimit të italianëve në fillim të shekullit 20.

Renzi deklaroi se emigrantët italianë në vendet e huaja identifikoheshin si kriminelë, siç ndodhte me shqiptarët pas rrëzimit të sistemit totalitar.

Ai iu referua librit të  Gian Antonio Stella me titull “L’Orda, quando gli albanesi eravamo noi”, që në shqip përkthehet “Hordhitë, kur shqiptarët ishim ne”. Renzi deklaron se libri është botuar në kohën kur në brigjet e Italisë zbarkonin shqiptarët.

“Gian Antonio Stella ka shkruar një libër fantastik, me titull ‘Kur shqiptarët ishim ne”. Ishte koha kur shqiptarët zbarkuan në Itali. Tani nuk e kujtojmë më sepse është një fenomen integrimit dhe Shqipëria tani po ecën me këmbët e saj”. “Ai libër na kujton se Italia në vitet 1990 cilësohet si një nga vendet më të këqija”, u shpreh Renzi.

BURIMI www.shekulli.com.al

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top