Shqip

Kujdes me pasaportat biometrike të fëmijëve që kanë lindur në Greqi

Edhe këtë vit me qindra emigrant shqiptar do kthehen në Shqipëri për të festuar me të afërmit e tyre festat e fundivit.

Ajo që duhen të kenë kujdes të gjithë emigrantëtm fëmijët e të cilëve janë lindur në Greqi, është dita e kthimit.

Për të gjithë fëmijët e emigrantëve që kan lindur në Greqi dhe nuk arritën të ndërrojnë pashaportën, rikujtojmë se duhet të kthehen deri më datë 1/1/2015, datë në të cilën skadon marrveshje ndërshtetërore mes Greqisë dhe Shqipërisë për lëvizjen e lirë të fëmijëve që kanë problem me toponimet.

Për të gjithë ata që ndërruan pashaportën dhe korigjuan toponimet, nuk ka asgjë problem dhe mund të kalojnë kur të duan.

Për të gjithë ata që do shkojnë në Shqipëri për të ndërruar pashaportat duhet të kenë parasysh se nga momenti që aplikon për pashaportë të re, pashaporta e vjetër del automatikisht nga funksioni sepse shkatërrohen elementet e sigurisë. Kështu që për të udhëtuar duhet të presin pashaportën e re.

Gjithashtu deri më datë 1/1/2015 të gjithë ata që aplikojnë për pashaportë do paguajnë 6000 lek te reja, dhe 1200 lek te reja për kartën e identitetit. Nga data 1 Janar shuma shkon 7500 lek të reja për pashaportë dhe 1500 lek të reja për kartën e identitetit. Theksojmë se për aplikim është e detyrueshme prezenca e fëmijës.

Gjithashtu siç na informoj ambasada shqiptare në Greqi, këshillohen të gjithë emigrantët që kanë ndërruar pashaportën, të kenë me vete edhe pashaportën e vjetër.

Ju urojmë gëzuar festat e fundvitit si dhe bëni kujdes në rrugë.

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top