Në sipërfaqe së shpejti do të jetë një raundi i ri i ndryshimit të kufijve në Ballkan, vlerëson Instituti gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë (SWP) me seli në Berlin.
Analiza e këtij instituti bën të ditur se Maqedonia, Kosova dhe Bosnjë-Hercegovina janë shoqëri e brishtë ku sërish kërcënohen nga konfliktet etnike dhe politike.
“Meqë konfliktet e tilla në rajon deri tani kanë përfunduar me ndryshimin e kufijve, nuk ka arsye që revizioni eventual i kufijve të mos ndodhë pa dhunë”, shkruan në analizën e Institutit gjerman.
Siç thuhet ky parashikim i zi për zhvillimet në rajon është i inspiruar dhe është një linjë me kërkesat e serbëve për ndarjen e Kosovës.
Në analizë theksohet se pikërisht në vitin 2009, ambasadori amerikan në Tiranë kishte kundërshtuar dhe ndërprerë angazhimet publike të kryeministrit Sali Berisha për bashkimin e shqiptarëve, por tani siç nënvizohet, forca e tretë më e fuqishme në Kosovë “Vetëvendosje!” ka vendosur këtë çështje në krye të kërkesave të saj. Nga ana tjetër, edhe serbët në veriun e Kosovës refuzojnë që të jenë pakica në shtetin e ri, dhe me këtë krijohet kriza e re.
Sipas analizës, ndarja e Kosovës do të shkaktonte forcimin e separatizmit shqiptar në Maqedoni. “Kryeministri nacionalist dhe konservativ Nikolla Gruevski po punon në mënyrë intensive për identitetin antik maqedonas të shtetit, që mund të shkaktojë rritjen e hendekut midis shqiptarëve dhe maqedonasve. Me këtë koncept të promovuar, shqiptarëve nuk do ti mundësohet që të identifikohen me këtë vend”, shkruan në analizën e institutit gjerman. Analiza e këtij institutit sjellë edhe zhvillime dhe parashikime të reja
