Fluksi i emigrantëve që kthehen në shtetin grek pas festave të fundvitit ka shënuar rritje në pikën kufitare të Kapshticës.
Numri i madh i automjeteve ka shkaktuar rradhë të gjata në tokën shqiptare deri në 1 kilometër. Shkak për këtë është bërë vonesa e palës greke në pikën e kontrollit të automjeteve.
Nga ana tjetër, emigrantët shqiptarë shprehen të shqetësuar se kanë më shumë se 3 orë që presin në rradhë për të kaluar kufirin.
Pala shqiptare është duke punuar me kapacitet të plotë, specifikisht me 3 sportele në dalje dhe 2 në hyrje.
Kurse policia greke është duke punuar me 2 sportele në dalje dhe 1 hyrje, çka është e pamundur të përballohet fluksi i madh i emigrantëve shqiptarë që kërkojnë të kthehen në shtëpitë e tyre.
Vonesat dhe rradhët e gjata në kufi janë tashmë një çështje e përvitshme në raste të tilla festash.
Burimi http://www.shqiptarja.com
Foto e publikuar më parë nga shqiptarja.com
