ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Kryesia e Federates se Shoqatave Shqiptare ne Greqi takohet me ambasadorin shqiptar ne Greqi

  Kryesia e Federates se Shoqatave Shqiptare ne Greqi ,takoi Ambasadorin e sapo emeruar ne Athine

Zotin Dashnor Dervishi ,me daten tete Tetor ,ku diskutoi problemet aktuale te Komunitetit Shqiptar ne Greqi.
Duke I uruar mireseardhjen ne Athine zotit Dervishi Kryetarja e F.Sh.Sh.G Flutura Tafilaku beri nje njohje
te Ambasadorit me situaten e emigranteve , vetorganizimin e tyre ,si dhe veprimtarine e Federates.
Nder te tjera ajo tha :”Federata u krijua sin je nevoje per te unifikuar zerin e emigranteve Shqiptare , per te qene
nje ze kur kerkon te drejtat e komunitetit para shtetit Grek apo Shqiptar.Federata eshte nje qrganizem I legalizuar
i regjistruar ne Komunitetin Europian ne Organizmat joqeveritare , eshte anetare e Forumit te Emigranteve ne
Greqi, ka marre pjese ne Kongrese Kombetare dhe Nderkombetare , ka folur ne parlamentin Grek , ka takuar Mi-
nistrin e puneve te Jashtme , Min. e Mbrojtjes se Qytetarit , Ministrin  e puneve te brendeshme ,Ministren e Ars-
imit , kryebashkiaket Bakojani ,Kaklamanis  dhe ka shtruar problemet e emigranteve , gje qe kacuar ne ndryshim-
min e mentalitetit grek ndaj emigranteve Shqiptare dhe ka ndikuar ne politiken per Emigracionin.
Federata ka organizuar demostrime kunder racizmit e ksenofobise per mbrojtjen e te drejtave te njeriut.”
Me poshte zonja Tafilaku shtoi : “Federata ka ne perberjen e saj Keshillin Pedagogjik te mesuesve qe bejne vull-
netarisht mesimin e Gjuhes Shqipe .Kerkojme qe problemi I mesimdhenjes se Gjuhes te shihet me perparesi nga
Ministria e Arsimit te Shqiperise , ne nje kohe kur Ministrja e Arsimit te Greqise ka premtuar qe mesimi I gjuhes
Amtare do behet ne shkollat publike greke sapo te jeni gati me program mesimor te miratuar , me tekste , me per-
sonel te specializuar “
Sekretari I pergjithshem I Federates z.Kastriot Lekdushi tha :”Kerkojme nga Shteti shqiptar krijimin e Qendres
Kulturore kaq here te premtuar.Megjithate kjo nuk I ka penguar shqiptaret ne Athine per te ruajtur traditat
dhe Kulturen.Keshtu jane bere kater festivale te Fjales Artistike ,eshte bere festivali I Kenges Polifonike ,
Kemi marre pjese ne aktivitetet te organizuara nga UNESKO , nga Bashkia e Athines , e Marathones , e Vironas
Kemi marre pjese ne Festivalin mbarekombetar te Gjirokastres , ne Lushnje , ne Mal te Zi”
Me poshte ai shtoi :” A eshte e mundur te krijohet nje Poste Shqiptare ne Athine ne menyre qe te dergoje
pakot dhe letrat e emigranteve ne Shqiperi, pune qe behet nga shoferet e autobuzave dhe keshtu udhetimi me au-
tobuz  shkon nga 12 ore ne 16-17 ore ?”
Perfaqesuesi I shoqates se Lushnjes z.Edmond Guri shtroi problemin e berjes se Pasaportave biometrike ne
Ambasade dhe sa eshte mundesia te punohet pasdite qe te mundesohen emigrantet te mos humbasin diten e punes
Si dhe mundesine e hapjes se nje konsullate ne Krete per te ndihmuar emigrantet atje.
Marionel Micka , nga Albanians.gr shtroi rendesine e dxhitalizimit te informacionit mbi ligjet e reja
dhe informacioneve nga Ambasada dhe ofroi ndihmet e tij per krijimin e websajtit per komunitetin
Studenti Gaston Sanxhaku shtroi problemin e mundesise per te patur nje kanal televiziv ne Greqi per Komunitetin
qofte dhe dy ore si fillim.
Ambasadori Dashnor Dervishi pasi falenderoi Federaten per punen e bere u shpreh “ Ju lumshin kamet !
Une jam I hapur per cfare mendoni se mund te ndihmoj. Pres kritika nga ju .
Mund te them se jo te gjitha problemet mund te marrin zgjidhje te menjehereshme . Rendesi ka te jemi bashke
Te kemi vullnetin e mire ne bashkerendimin e aktiviteteve.Ambasada eshte e juaja per cdo aktivitet qe do te beni.
Une nuk mund te zgjidh probleme, por ju premtoj qe shqetesimet tuaja do ti coj ne organet kopetente “
Ne takim mori pjese dhe zevendesambasadorja z.Meri Shahini.
Ne fund te takimit u pi shampanje me personelin e ambasades per festimin e lajmit qe shqiptaret do levizin pa vi-
za ne Europe.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top