Shqip

Kryeministri Rama niset drejt Serbisë

Avioni i linjës “Air Bosnia” ku ndodhet kryeministri Edi Rama së bashku me delegacionin shqiptar, la aeroportin “Nënë Tereza” në orën 08:40, për të udhëtuar drejt kryeqytetit serb.

Kryeministri mbërriti në aeroport rreth orës 08:00, i shoqëruar nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj. Gjithashtu në avion ndodhen dhe shumë gazetarë shqiptarë.

Shefi i qeverisë shqiptare do të takohet me homologun e tij Aleksandar Vuçiç në orën 11:00, ku pas kësaj, do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp në orën 12:15. Por në agjendë, nuk është parashikuar asnjë takim mes Ramës dhe Presidentit Tomisllav Nikoliç.

Rama do të pritet në aeroport nga ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiç. Ceremonia zyrtare do të jetë në orën 11:00 dhe më pas do të vazhdohet në takimin kokë më kokë mes dy kryeministrave. Ata do të bisedojnë për rreth 20 minuta dhe më pas do të nënshkruajnë disa marrëveshje ndërshtetërore.

Në orët e mbrëmjes kryeministri Rama pritet të vizitojë Bashkinë e Beogradit, ku do të takohet me kryebashkiakun Sinisha Mali, me të cilin do të ketë një bisedë joformale.

Ndërsa e marta do të nisë herët për kreun e qeverisë shqiptare, i cili së bashku me delegacionin që e shoqëron do të drejtohet për në Preshevë. Konfirmimi për vizitën në Preshevë, është bërë tashmë dhe nga qeveria serbe.

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top