Shqip

Kryeministri italian nesër në Shqipëri

Kryeministri italian, Matteo Renzi do të zhvillojë nesër një vizitë në vendin tonë ku do të ketë takime me disa nga krerët më të lartë të shtetit.

Vizita  kreut të qeverisë italiane nis rreth orës 13:00 në takimin me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e jashtëm Ditmir Bushati. Më pas Renzi do të takohet edhe me kreun e shtetit Bujar Nishani. Në kuadër të kësaj vizite, policia ka marrë masat e nevojshme të sigurisë për mbarëvajtjen e vizitës. Kështu, nga ora 12:00 deri në orën 14:00 do të ketë bllokime të pjesshme të qarkullimit në disa rrugë. Në këto orare do të këtë bllokim të qarkullimit në sheshin ‘Shqiponja’ në hyrje të Tiranës dhe Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’, aty ku do të kalojë autokolona e kryeministrit italian në mbërritje, por edhe gjatë lëvizjes për takimet në Kryeministri, Ministrinë e Jashtme dhe në Presidencë.

 

 

Marë nga: http://gazeta-shqip.com/

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top