ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Kryeministri i Shqipërisë pritet nga Papa Françesku

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u prit sot nga Papa Françesku, në Selinë e Shenjtë në Vatikan. Siç bën të ditur vetë kryeministri nëpërmjet një fotoje të postuar në “Twitter”, audienca me Papa Françeskun, ka zgjatur një orë.

“Audienca me Papa Franceskun, një orë e mrekullueshme përballë thjeshtësisë së Njeriut”, shkruan Rama.

Kjo është hera e parë që Rama takohet me kreun e Selisë së Shenjtë, ndërkohë që viziton për të tretën herë Italinë në tetë muaj qeverisje.

Sakaq, zyra e shtypit e qeverisë nuk ka informuar nëse axhenda e Kryeministrit në Itali do të vijojë me takime apo aktivitete të tjera.

burimi www.shekulli.com.al

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top