Shqip

Kryeministri Edi Rama mbërrin në Beograd

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga një delegacion mbërriti në aeroportin e Beogradit, ku u prit nga ministri i jashtëm serb.

Per Ramen ishte organizuar nje ceremoni nderi ne aeroportin e Beogradit.

Janë rreth 200 gazetarë që do e ndjekin këtë ngjarje historike dhe 3000 policë që do të sigurojnë rendin gjatë kësaj vizite.

Është parashikuar nënshkrimi i tri marrëveshjeve mes dy vendeve; një për doganat, një që shqiptarët dhe serbët të udhëtojnë me karta identiteti dhe një për bashkëpunimin rinor, por konfirmime zyrtare ende nuk ka.

Në orët e mbrëmjes Kryeministri Rama pritet të vizitojë Bashkinë e Beogradit ku do të takohet me kryebashkiakun Sinisha Mali me të cilin do të ketë një bisedë joformale.

Të martën Kryeministri Rama do të vizitojë Preshevën ku do të takohet me udhëheqësit shqiptarë, ndërkohë që do të ketë edhe një takim me qytetarët në Pallatin e Kulturës.

Mediat serbe i kanë kushtuar një rëndësis të veçantë vizitës së tij në Preshevë duke cituar Ministrin e Jashtëm, Ivica Daçiç që tha se nuk është problemi tek vizita e Ramës në Preshevë, por tek mesazhi që ai do të përcjellë.

Burimi www.top-channel.tv

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top