Kryeministri britanik, David Cameron arsyetoi qëndrimin hezitues ndaj kandidaturës së Shqipërisë në konferencën nacionale për shtyp, në përfundim të samitit 2-ditor europian.
Pasi përmendi takimin me kryeministrin Rama, Cameron shpjegoi se BE duhet të nxjerrë mësimet nga zgjerimi i fundit, duke forcuar rregullat për periudhat tranzitore të anëtarësimit.
“Për Shqipërinë ne nuk po e mbështesim statusin kandidat tani. Siç e mbani mend, ka disa hapa për t’u ndjekur përpara se të bëhesh anëtar.
E kam takuar kryeministrin shqiptar dhe ai bëri shumë përpjekje për reformat në vendin e tij. Por mendoj se hapa të
E kam takuar kryeministrin shqiptar dhe ai bëri shumë përpjekje për reformat në vendin e tij. Por mendoj se hapa të mëtejshëm duhen ndjekur përpara se statusi kandidat të jetë i përshtatshëm
David Cameron
Kryeministër i Britanisë mëtejshëm duhen ndjekur përpara se statusi kandidat të jetë i përshtatshëm.
Këto hapa duhet t’i përdorim me çiltërsi për të inkurajuar vendin për masat ndaj korrupsionit, masat ndaj krimit të organizuar, për praktikat e duhura ligjore, për sundimin e ligjit.
Pra, siç e thashë, kjo është mundësia që procesi i anëtarësimit në BE të bëhet një politikë mjaft e mirë dhe ne duhet të sigurohemi se kjo do të ndodhë në rastin e Shqipërisë.
Ne jemi pro zgjerimit, por kur shohim nga e ardhmja, unë nuk dua që të përsëriten lëvizjet e mëdha të njerëzve siç i kemi parë. Ne duhet të mësojmë nga historia.
Zgjerimi ka qënë një sukses, kontrolli tranzitor ishte i suksesshëm, por jo kur përdorej nga vendet dhe unë debatoj që të vemi një hap më tej për kontroll më të fortë tranzitor”, ka deklaruar Cameron.
Periudha tranzitore zbatohet përgjatë 7 viteve që pasojnë anëtarësimin e një vendi në Bashkimin Europian. Në të parashikohet aksesi i krahut të punës në mënyrë të përshkallëzuar, sipas specializimeve, në tregun europian. / Top Channel
