ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Krujë plas granata Vdes një 6 vjeçarë plagosen 3 fëmijë të tjerë

Ndërron jetë në Spitalin Ushtarak të Tiranës, njëri prej katër fëmijëve të aksidentuar mëngjesin e sotëm, në fshatin Vrion të komunës Nikël në Krujë ku katër fëmijë, të së njëjtës familje, mbetën të plagosur në afërsi të banesës së tyre.

Pas hetimeve paraprake policia bën me dije se nuk bëhet fjalë për shperthimin e një bombule gazi por të një granate. Sipas policisë fëmijet kanë gjetur një granatë në një tub dhe duke luajtur i kanë hequr siguresën çka ka sjellë edhe shpërthimin.

Nga shperthimi i granatës mbetën të plagosur Xh. Tema 9 vjece, B. Tema 8 vjece dhe F. Tema 6 vjeç si dhe ka humbur jeten 6 -vjeçari Fabian Tema.

Ngjarja u shënua paraditen e sotme në fshatin Vrion të komunës Nikël në Krujë. Në versionin e parë të dhënë fillimisht nga zv/ministri i shëndetësisë Klodjan Rrjepaj i cili tha se fëmijët kishin ndezur një zjarr që kishte shkaktuar shpërthimin e një bombule gazi që ndodhej në oborr.

Të 4 fëmijët u transportuan ne Spitalin Ushtarak, ku 6 -vjeçari F.Tema mbërriti ne gjendje të rënde , me dëmtime të shumta në pjesën e sipërme të trupit dhe nderroi jete pak ore me vone. Nën mbikqyrje po mbahen edhe 3 fëmijët e tjerë Xh. Tema 9 vjeçe, B. Tema 8 vjeçe dhe F. Tema 6 vjeç.

burimi www.ballkanweb.com

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top