ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Krujë nëna mbyt foshnjën 3-muajshe e varros në kopshtin e shtëpisë 

Krimi brenda familjes këtë herë ka shënuar viktimën e radhës në fshatin Borizanë të Krujës ku një 29-vjeçares ka mbytur foshnjën saj dhe e ka varrosur në oborrin e banesës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesnatën e tre shtatorit ku shtetasja E.Sh sipas policisë, foshnjën e saj të seksit mashkull e ka varrosur në oborrin e shtëpisë.

Ende nuk ka informacion të plotë për rrethanat e kësaj ngjarjeje, teksa e reja e cila mësohet se ishte e pamartuar, është shoqëruar në polici.

“Babai i fëmijës është një banor i fshatit dhe ai nuk e dëshironte këtë fëmijë” mësohet të ketë thënë teksa është marrë në pyetje nga policia 29 vjeçarja nga Borizana.

Ajo refuzon të tregojë identitetin e babait të fëmijës si dhe rrethanat e krimit makabër.

Policia përveç 29-vjecares po merr në pyetje edhe banorët e fshatit për të zbardhur rrethanat e plotë të kësaj ngjarjeje.
BURIMI: http://www.shqiptarja.com/Aktualitet/2731/kruj-n-na-mbyt-foshnj-n-3-muajshe-e-varros-n–kopshtin-e-sht-pis–236962.html#sthash.hbOfbvzk.dpuf

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top