ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Kriza në Greqi shton investimet greke në Shqipëri

Paniku i bizneseve greke për t’i shpëtuar efekteve të krizës ekonomike, po i detyron ata të investojnë kapitale në vende të tjera.

Paniku i bizneseve greke për t’i shpëtuar efekteve të krizës ekonomike, po i detyron ata të investojnë kapitale në vende të tjera. Shqipëria po shihet si një vend ku ndërmarrjet greke kanë të garantuar investimin e tyre. Por nga ana tjetër, kjo krizë ka ndikuar në rënien e shkëmbimeve tregtare, dërgesave të emigrantëve dhe uljes së konsumit familjar.

Në një prononcim për mediat, Franz Lothar, profesor për kërkimet ekonomike evropiane, tha të mërkurën se, “kriza ekonomike evropiane dhe ajo greke ka dhënë efektet negative në gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, ku pati ulje të rritjes ekonomike. Ka një rënie të konsumit familjar në këto vende me 38 % ndërsa në Evropë kjo rënie është 11 %. Por në Shqipëri nuk regjistrohet ulje e rritjes ekonomike dhe papunësisë”.

Sipas tij, ndërmarrjet greke nisën të shohin zhvillimin e tyre jashtë Greqisë. “Bankat greke kanë investuar rreth 70 % të kapitalit në Serbi dhe Shqipëri. Greqia ka 900 degë në gjithë Ballkanin Perëndimor”, deklaroi ai.

Shqipëria e ka Greqinë partnerin e dytë tregtar më të rëndësishëm, pas Italisë. Kriza greke ka ndikuar në rënien e volumit tregtar me Greqinë. Por nga ana tjetër sistemi bankar shqiptar vijon të mbetet i sigurtë dhe i besueshëm për qytetarët.

“Sistemi bankar në Shqipëri është likuid dhe i sigurtë me një vlerë asetesh prej 8 miliardë euro. Roli i bankave greke në këtë treg ka rëndësi, pasi ai zë 20 % të tregut, me 150 degë dhe me një vlerë kapitali 1.2 miliardë euro. Ioannis Armakolas, zv/president i Shoqatës së Bankave në Shqipëri, u shpreh se, sistemi bankar është shumë i besueshëm, pasi ka kapital të mjaftueshëm, ku ka dhënë 4 miliardë euro hua dhe kanë 6 miliardë euro kapital. I vetmi shqetësim mbetet ekzekutimi i kolateralit”, tha ai.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top