Shqip

Kristian Prenga, kampion i Europës në kickbox. Mund grekun Vasilis Karagianidis

Kristian Prenga, kampion i Europës në “kickbox”. Mund grekun Vasilis Karagianidis

Shqipëria ka mundur të koleksionojë të parin titull madhor, atë të kampionit të Europës në sportin e “kickbox”, falë triumfit të Kristian Prengës të arritur mbrëmjen e së premtes në “Asllan Rusi” të Tiranës kundër rivalit të tij grek, Vasilis Karagianidis, me KO

 

Ndeshja me 4 raunde e vlefshme për peshat 100 kg, e zhvilluar nën një atmosferë të nxehtë dhe e transmetuar drejtpërdrejt në paketën Supersport të platformës Digitalb, ishte e dyluftuar deri në raundin e fundit, ndërkohë që “kickboxer”-i shqiptar siguroi avantazh me pikë që në raundin e parë dhe të dytë, edhe pse u deshën sekondat e fundit që greku të dorëzohej pa mbaruar sfida

 

Pas fitimit të gjerdanit të artë të Europës, i akorduar nga Federata Ndërkombëtare e “Kickbox”-it, 23-vjeçari shqiptar u shpreh i lumtur për arritjen e suksesit dhe falënderoi publikun shqiptar që e mbështeti gjatë duelit me rivalin grek.

 

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top