ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Krimea shpall pavarësinë, kërkon bashkimin me Rusinë

174542

 

Krimea vendosi t’i bashkohet Rusisë pas referendumit që u zhvillua dje. Mijëra banorë të krahinës autonome, me flamuj rusë në duar u derdhën nëpër rrugët e Simferopolit dhe të Sevastopolit për të festuar bashkimin me Rusinë.

Sipas të dhënave zyrtare, mbi 95% e 1.5 milionë votuesve u shprehën pro këtij bashkimi, ndërsa pjesëmarrja arriti në 80%. “Parlamenti i Krimesë do të mblidhet nesër (sot) në një seancë të jashtëzakonshme për të kërkuar zyrtarisht t’i bashkëngjitet Federatës Ruse”, deklaroi dje në faqen e tij në Twitter kryeministri Sergei Aksionof.

Ndërsa më pas, përpara mijëra qytetarëve që festonin në sheshin Lenin, ai tha se “po kthehemi tek nëna Rusi”.

Ndërkaq, BE-ja dhe SHBA-ja e cilësuan sërish të paligjshëm referendumin dhe deklaruan se nuk do ta njohin rezultatin e tij. Gjatë një bisede telefonike mes presidentit Barak Obama dhe atij rus Vladimir Putin, ky i fundit tha se referendumi ishte në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

Të dy presidentët ranë dakord se pavarësisht dallimeve mes tyre, del nevoja për të kërkuar së bashku mënyrat për të stabilizuar situatën në Ukrainë.

Ndërsa më herët, presidenti Putin shprehu shqetësimin për ngjarjet e fundit në Donjetsk, duke akuzuar Kievin se po përdor grupe radikale për të tensionuar situatën.

burimi www.top-channel.tv

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top