ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Krijohet Parku Durrësi në Selanik

Greqi, Selanik. Bashkia e Selanikut pranoi dhuratën

Greqi, Selanik. Bashkia e Selanikut pranoi dhuratën e Konsullatës të Përgjithëshme të Shqipërisë në Greqi, për krijimin e Parkut “Durrësi” në Selanik. Parku që do mbajë emrin e qytetit të Shqipërisë , ndodhet përballë stacionit të trenit të Selanikut në rrugën Monastiriu dhe Anageniseos.

Inagurimi i Parkut “Durrësi” do bëhet të premten 4 Tetor në orën 18.00. Në inagurimin e Parkut “Durrësi” në Selanik do marrin pjesë, Kryetari i Bashkisë të Selanikut  zoti Janis Butaris, Kryetari i Bashkisë të Durrësit zoti Vangjush Dako si dhe Konsulli i përgjithëshëm i Republikës të Shqipërisë, zoti Riza Poda.

Në internet ka qarkulluar dhe ftesa e konsullatës shqiptare për këtë aktivitet, ftesë të cilën e shikoni në foton e mëposhtëm.

albanians.gr

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top