Shqip

Kotzias:Më 12 dhjetor miratohet rekomandimi për negociatat me Shqiperine!

Ministri i  Jashtëm grek, Nikos Kotzias. Kryediplomati grek ka zbuluar për ‘Huffington Post’, se Këshilli Europian do të miratojë në 12 dhjetor tekst-rekomandimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Kotzias shprehet se në bazë të informacioneve të besueshme, Këshilli Europian do të miratojë më 12 dhjetor tekstin e rekomandimeve për hapjen e negociatavee për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Por ai pohon se nuk do të ketë një datë për çeljen e bisedimeve të anëtarësimit.

Tirana do të marrë një lajm pozitiv për çeljen e bisedimeve me Bashkimin Europian. Por, Shqipëria duhet të ketë parasysh edhe pesë kritere thelbësore”, tha ministri grek, i cili përmend si kusht për integrimin, të drejtat e minoriteteve, fqinjësinë e mirë, Himarën, luftën kundër korrupsionit dhe atë kundër drogës.

“Duhen pasur parasysh edhe reformat e kërkuara nga Bashkimi Europian, si respektimi i fqinëjsisë së mirë, njohja e të drejtave të pakicave, lufta me krimin e organizuar, trafiku i drogës”.

Madje citohet se dy çështjet e fundit kanë shkaktuar shqetësim të shqiptarëve të cilët protestuan në anën greke.

Në fund të shkrimit duke cituar burime diplomatike thuhet se “Shqipëria është e frikësuar, ndryshe nga pritshmëritë e fillimit, kur Tirana kishte patur një perceptim se do t’a merrte lehtë miratimin për teks-rekomandimin pozitiv të çeljen e negociatave. Por qeveria shqiptare, citohet në shkrim, e kuptoi se me çfarë kishte të bënte në momentin kur diskutimi mori trajtën nëse negociatat do të hapen ose jo brenda vitit 2017”, citon Huffington Post.

Europa ka vendosur si kusht kryesor për Shqipërinë, çështjen e ligjit të “Vetting”-ut, që është bllokuar nga ana e Gjykatës Kushtetuese dhe PD-së.

Këto të fundit e kanë ridërguar këtë ligj sërish në Venecia me justifikimin se ka pasur disa pasaktësi në përkthim.

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top