ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Kosova merr vizën e parë nga Greqia

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pranuar dje vizën e parë Shengen të Greqisë në pasaportat e Kosovës, duke nisur kështu procesin e lëshimit të vizave Shengen zyrtarisht edhe për qytetarët e Kosovës. Vizën Shengen, ministri Hoxhaj e ka marrë nga shefi i Zyrës Ndërlidhëse Greke në Prishtinë, Dimitris Moschopoulos, në takimin e lamtumirës që zhvilloi me këtë të fundit.

“Sot kam nderin dhe kënaqësinë që e mbaj pasaportën e parë me vizë të tillë, që ne e kemi lëshuar ditë më parë, pra kjo vizë e re në pasaportën e ministrit Hoxhaj, është e rregullt, e zbatueshme për tërë zonën Shengen, duke përjashtuar Spanjën”, -tha Moschopolus.

Moschopolus tha se dhënia e një vize për ministrin Hoxhaj bëhet me qëllim inkurajimin e qytetarëve kosovarë, që të kenë mundësinë për kontakte të dyanshme me qytetarët e Greqisë. Sipas Moschopolus-it Greqia nuk ka ndaluar kurrë lëshimin e vizave për kosovarët, raporton “Zëri”.

Ndërsa ministri Hoxhaj tha se, edhe pse Greqia nuk e ka njohur Kosovën, raportet mes dy vendeve kanë qenë të shkëlqyera. Sipas tij, raportet kanë ardhur duke u rritur dhe do të kulmojnë me njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë.

Burimi www.shekulli.com.al

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top