Një shqiptar 30-vjeçar mbeti i vdekur nga një aksident tragjik në Korfuz të Greqisë, pasi ra nga një lartësi prej 8 metrash. Aksidenti fatal, sipas medieve greke ndodhi në orën 12.30 të ditës djeshme, ndërsa si shkak mendohet të jetë humbja e kontrollit nga ana e shoferit të automjetit, i cili më pas ra mbi çatinë e një shtëpie.
Mediat greke raportonin se ngjarja ndodhi në autostradën Korfuz-Lefkimmis, në vendin e quajtur Benitses. Policia tha se makina po drejtohej nga një shqiptar i ri që ishte përpjekur t’i shmangej p[përplasjes me një tjetër makinë.
Mjeti me të cilin udhëtonte shqiptari me inicialet P.Y ka rënë nga një lartësi prej rreth 8 metrash, në një kioskë turistike të vendosur në plazh. Kur policia shkoi në vendngjarje gjeti makinën që kishte qëndruar në çatinë e një shtëpie.
Burimi www.shqiptarja.com
FOTO www.corfupress.com
