Shqip

Korçë, makina me targa greke del nga rruga, plagosen 5 persona

5 pjesëtarë të së njëjtës familje janë aksidentuar në afërsi të fshatit Zvezdë. Automjeti me të cilin po udhëtonin ka dalë nga rruga. Familja nga Cërriku po udhëtonte në drejtim të Greqisë, duke përshkuar rrugën dytësore Podgorie-Zëmblak. Në afërsi të Zëmblakut, në një kthesë të fortë, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanal.

Të plagosurit u transportuan në Spitalin e Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Një prej tyre është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Të dëmtuarit janë drejtuesi i mjetit dhe 5 pasagjerë shtetasit Q.T, rreth 47-vjeç, banues në Cërrik. B.T, 49 vjeç; F.T, 46 vjeç, S.T, 19 vjeç banues në Cërrik dhe E.M, 35 vjeç, banues në Gramsh.

Sipas policisë, shkak paraprak i këtij aksidenti dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara.

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top