ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Kontakti i pjesëmarrësve me gjuhen amtare

  Per sa i përket kontaktit se pjesëmarrësve me gjuhen Shqipe, rezulata treguan qe nga pjesemarresit gjithsej vetem 77/144 (53.5%) shikojne kanale televizive Shqiptare shpesh, disa here ose ralle.

  Per sa i përket kontaktit se pjesëmarrësve me gjuhen Shqipe, rezulata treguan qe nga pjesemarresit gjithsej vetem 77/144 (53.5%) shikojne kanale televizive Shqiptare shpesh, disa here ose ralle.

Nga keta 26/48 (54.2%) nxenes, 30/48 (62.5%) mosha 20-30, dhe 27/48(56.3%) pjesemarres mbi moshen 40. Ne pergjithsi duket ne gupin e nxenesvese meshkujt ndjekin me shume kanale televizive shqiptare se femrat, dhe sa me te medhenj jane aq me shume shikojne. E njejta ndodh dhe me grupin 20-30 vjec, meshkujt shikojne me shume se femrat,  dhe me shume pjesemarres me te arsimuar shikojne kanale shqiptare, megjithse ata me pak te arsimuar shikojne me shpesh. Me ne fund ne grupi mbi 40 vjec meshkujt shikojne me shume dhe sa me me te arsimuar jane aq me shume shikojne. Duke krahasuar njerzit me te njejtin arsim, shikojme qe te moshuarit shikojne me shume televizor shqiptar. Me nje fjale, ne kete moster, meshkujt, te moshuarit dhe ata me te arsimuar shikojne me shume kanale televizive shiptare.

Një aspekt tjetër i kontaktit te pjesëmarrësve me gjuhen Shqipe është muzika Shqiptare, te cilën gjithsej 103/144 (71.5%) pjesëmarrës e dëgjojnë, nga këta 37/48 (77% ) nxënës, 39/48 (81.3%) nga grupi 20-30 vjeç, dhe 40/48 (83.3%) nga grupi mbi 40 vjeç. Ne lidhje me nxënësit, femrat dhe ata me te mëdhenj dëgjojnë me shume Shqiptare. Ne grupi 20-30 vjeç, femrat dhe me te arsimuarit dëgjojnë me shume, dhe ne grupi mbi 40 vjeç, femrat dhe ata me pak te arsimuar. Ne përgjithësi, duke krahasuar grupet shikojmë qe femrat, te moshuarit dhe ata me te arsimuar dëgjojnë me shume muzike shqiptare se meshkujt, te rinjtë dhe ata me me pak arsim.

Me referim te leximi i gazetave shqiptare, një tjetër mënyre kontakti me gjuhen Shqipe, gjithsej vetëm 41/144 (28.5%) pjesëmarrës lexojnë gazeta Shqiptare. Ndemjet këtyre asnjë nxënës, 16/48 (33.3%) mosha 20-30 (me shume ata qe kane studiuar dhe janë rritur ne Shqipëri), 25/48 (52.1%)  ne grupi mbi 40 vjeç. Me saktësisht ne grupi 20-30 vjeç sa femra aq dhe meshkuj lexojnë gazet Shqiptare, por meshkujt lexojnë me shpesh se femrat, dhe me shume ata qe janë me arsim te larte lexojnë me shume. Te grupi mbi 40 vjeç, meshkujt dhe ata me te arsimuar kane me shume kontakt me gazetat Shqiptare.

 

Gjithsej, ne këtë mostër, meshkujt, te moshuarit dhe ata me ta arsimuar lexojnë me shume gazeta Shqiptare.

Për sa i përket librave, vetëm 32/144 (22.2%) pjesëmarrës lexojnë libra ne gjuhen Shqipe. Nga këta 6/48 (12.5) nxënës te cilët rralle e bëjnë këtë, 10/48 (20.8%) ne moshën 20-30 (shpesh ose rralle) dhe 16/48 (33.3%)ne moshën mbi 40 vjeç (gjithmonë, shpesh dhe rralle).  Ne grupi i nxënëseve, femrat me shume se meshkujt preferojnë te lexojnë libra ne gjuhen Shqipe, dhe gjeja me e rëndësishme është se sa me te rinj aq me shume lexojnë. Ne grupi 20-30 vjeç, meshkujt dhe ata me te arsimuar lexojnë me shume, ndërsa te grupi mbi 40 vjeç femrat dhe ata me ta arsimuar prape lexojnë libra ne Shqip. Ne përgjithësi, ne këtë mostër, femrat, ata me te moshuar dhe me te arsimuar kane me shume kontakt me libra ne gjuhën Shqipe.

Xhensila Mane
Shtator 2010
MA Disertacion
Birkbeck Universiteti Londres.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top