Shqip

Konsullja shqiptare në Selanik: Nuk do ketë më radhë të gjata në dogana 

Në prag të Pashkëve Ortodokse, Konsullja Shqiptare në selanik, Pavlina Evro ka mbajtur një takim me Konsullin Grek, Janis Pedhiotis dhe përfaqsues të tjerë të kësaj konsullate.

Kryefjala e këtij takimi ka qenë shmangia e radhëve të gjata në doganat greke, pasi fluksi i emigrantëve që kthehen në shqipëri për Pashkë, por edhe për pushimet verore është shumë i madh. Në këto periudha ne jemi mësuar të shohim rradhë të gjata të emigrantëve shqipëtarë të cilët presin të kalojnë kufirin, por pala greke gjithmonë nxjerr probleme duke punuar me pak sportele dhe duke i lënë shqiptarët të presin me orë të tëra.
Konsullja Shqiptare në selanik është shprehur se dy konsullatat do të jenë në kontakt të vazhdueshëm për të gjitha problemet që shqipatarët mund të kenë në Selanik.

Në takimin e mbajtur në Kapshticë ishte i pranishëm edhe Dashamir Spaho, drejtor i kufirit dhe migracionit, i cili në fjalën e tij ka deklaruar se ky takim është mjaft i rëndësishëm për të gjithë shqipëtarët që jetojnë në greqi pasi do të sjellë shmangien e radhëve të gjata në doganat me greqinë për festën e Pashkëve ortodokse.

Burimi: http://shqiptarja.com/news.php?IDNotizia=284011#sthash.EXHNu1El.dpuf

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top