ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Konsullata e parë e përbashkët Shqipëri Kosovë bëhet realitet

big_foto_konsullata_web1

Merr jetë marrëveshja mes Shqipërisë dhe Kosovës për konsullata të përbashkëta mes dy vendeve. E para konsullatë e përbashkët që do nisë zyrtarisht të funksionojë mes dy shteteve shqiptare do të jetë ajo e Milanos. Këtë e konfirmoi dje kryeministri Edi Rama, në takim me stafin e konsullatës sonë në Milano. “Do fokusohemi shumë fort tek shërbimet për qytetarët, që kanë trashëguar një histori korrupsioni, arrogance dhe banaliteti që praktikisht nuk i bën nder jo shtetit, por nuk i bën nder askujt.

Duhet të bëjmë sa më shpejt spostimin në një vend ku të mund të përballohet ky fluks, duke pasur parasysh që fluksi do jetë dhe më i madh, për shkak se në të njëjtën hapësirë do ofrojë shërbimet e veta dhe konsulli dhe stafi i konsullit të Kosovës, gjë që ne kemi rënë dakord dhe do aktivizohet shumë shpejt. Kështu që praktikisht konsullata e Milanos do jetë konsullata e shqiptarëve, e gjithë shqiptarëve, qoftë të Shqipërisë, qoftë të Kosovës”, tha Rama. Burime nga qeveria kosovare bëjnë me dije se projekti që është në hapat e parë përfshin konsullatat e përbashkëta me Shqipërinë dhe në Preshevë, Tetovë, e pritet që Kosova të kërkojë mbështetje për konsullatë dhe në Gjermani, Zvicër dhe Austri, aty ku komuniteti i shqiptarëve është shumë i madh.

Burimi www.shqiptarja.com

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top