Shoqata e Nënpunësëve të Drejtorisë të Emigrantëve dhe Emigracionit të Drejtorisë të Decentralizuar të Atikës, dhanë dje më datë 30/12, konferencë për shtyp ku paraqitën mënyrën se si do funksionojnë Shërbimet e emigrantëve me një ndalesë (ONE STOP SHOP) të cilat fillojnë nga puna sot 31 Dhjetor 2013, si dhe ngritën një disa probleme reth mënyrës të funksionimit të shërbimeve.
Kjo konferencë u mbështet nga portali www.albanians.gr si dhe organizata Generation 2.0
Në konferencë përveç nënpunësve të këtyre shërbimeve ,dhe disa përfaqësuesëve të organizatave joqeveritare , morrën pjesë dhe grupime emigrantësh nga komunitetet e emigrantëve në Greqi. Edhe një herë komuniteti shqiptarë shkëlqeu me mungesën e tij, përveç një grupi studentësh shqipëtar dhe disa indivitëve emigrantë shqiptarë, asnjë shoqatë, asnjë organizim nga komuniteti shqiptarë nuk ishte i pranishëm. Indiferentizmi që po tregojnë dhe një herë të ashtuquajturit përfaqësuesit e komunitetit shqiptarë në Greqi është i jashtëzakonshëm. Nga komunitetet që u përfaqësuan ishte komuniteti Pakistanez, ai i Bangladeshit, i Nigerisë, i Indisë etj
Në konferencë morrën pjesë Drejtori i Drejtorisë A të Emigrantëve dhe Emigracionit për Atikën, zoti Ilias Hronopulos si dhe sekretari Shoqatës në nënpunësve Gavriil Ioanidis, Konferencën e koordinuan Ndërmjetësit Kulturorë Fatos Malaj dhe Nikos Odubitan. Nuk arritën të jenë prezent në këtë konferencë drejtorët e Drejtorive të Pireut dhe Palinit.
Në konferencë u diskutuan disa probleme që do shfaqen gjatë funksionimit të këtyre zyrave. Një nga këto është kuota( Paravolo), mënyra e re se si do paguhet e cila ndryshon tërrësisht (do e lexoni më poshtë mënyrën) , Vërtetimi i tipit A (Vërtetimi Blu) etj.(do lexoni më poshtë)
Kryetari i Shoqatës dhe njëkohësisht dhe Drejtori i Drejtorisë A, zoti Hronopulos, ashtu si dhe sekretari i përgjithëshëm i shoqatës, shprehën dhe një herë shqetësimin e tyre për sa i përket numrin e pakët të punonjësve që janë vendosur në shërbimin e ri. Ata kërkuan nga emigrantët të tregohen të durueshëm deri sa shërbimi i ri të filloi të punoi ashtu siç duhet dhe siç është parashikuar. Sipas zotit Hronopulo në Drejtorinë A parashikohet që kjo drejtori ti shërbej 120 personave në ditë, nga të cilët 20 do jenë avokat nga të cilët do pranohen maximumi 3 çështje.
Zoti Hronopulos kërkoi dhe ndihmën e vetë emigrantëve dhe shoqatave që i përfaqësojnë (thamë përveç atij shqiptarë që thjeshtë nuk kanë kohë ta përfaqësojnë) në mirorganizimin e këtyre shërbimeve për ti dhënë fund shfrytëzimit disa vjeçar që i bëhet emigrantëve. Studentët shqiptarë ishin të parët që shprehën dëshirën e tyre për të kontribuar vullnetarisht në mirëfunksionimin e këtyre qëndrave.
Më poshtë do lexoni disa nga ndryshimet që parashikohen. Rikujtojmë këtu se këto shërbime fillojnë që sot 31 Dhjetor 2013 nga puna.
Për Albanians.gr
Gaston Sanxhaku
Fotografi
Genti Malo
LEXONI MË POSHTË (SHTYPNI SHIGJETAT E KUQE-TJETRA)
PROÇEDURA E RE PËR NXJERRJEN E KUOTËS (paravolo)
