Shqip

Konferenca “Diskutim i hapur për çështjet e emigracionit dhe nënshtetësisë në Greqi. Problemet dhe zgjidhja e tyre”

Organizata e Emigrantëve Përkrahje-Arogi (Αρωγή) organizon  konferencë me titull, “Diskutim i hapur për çështjet e emigracionit dhe nënshtetësisë në Greqi. Problemet dhe zgjidhja e tyre”. Në këtë takim do marrin pjesë personalitete kopetente  të sektorit të emigracionit dhe nënshtetësisë, në ministrinë e emigracionit dhe asaj të brendëshme, drejtorë të drejtorive të emigracionit si dhe përfaqësues të opozitës.

Do diskutohet rreth politikave të emigracionit dhe probemeve që janë hasur, rreth ndryshimeve të reja që priten në proçedurën e nënshtetësisë, problemeve që kanë drejtoritë e emigracionit etj. Me anë të diskutimit dhe të shkëmbimit të ideve do mundohet të gjehen dhe rekomandohen zgjidhje të problemeve.

Në këtë takim do flasin

  • z. Fatos Malaj- Ndërmjetës kulturor pranë Drejtorisë të Emigracionit- Drejtues i organizatës Përkrahje-Arogi (Αρωγή)
  • z. Miltiadhis Klapas Drejtor i Përgjithëshëm i Ministrisë të Emigracionit
  • z. Lambros Balciotis Drejtor i Drejtorisë speciale të Nënshtetësisë në Ministrinë e Brendshme
  • z. Ilias Hronopulos Drejtor i Drejtorisë të Emigracionit të Athinës
  • z.  Dhimitris Siamatras Drejtor i Drejtorisë të Nënshtetësisë të Athinës
  • z. Agjelos Sirigos. Profesor i Universitetit të Pandios, ish Drejtor i Përgjithëshëm për çështjet e emigracionit në Ministrinë e Brendshme
  • z. Vasilis Hronopulos Jurist Përfaqësues i sektorit i të drejtave të njeriut të PASOK

Kordinator i diskutimit Gaston Sanxhaku Drejtues i Portalit Albanians.gr

Mbas përfundimit të diskutimit do organizohet cikël pyetjesh nga të pranishmit në drejtim të panelit.

Konferenca do zhvillohet ditën e Premte 23 Mars 2018 dhe ora 17.00 në ambjentet e New York College. Adresa Thesalonikis 286 Kalithea

Konferenca organizohet nga organizata e Emigrantëve Përkrahje-Arogi (Αρωγή).

Sponsor Komunikimi  Portali Albanians.gr

Pjesmarrja është e lirë për publikun. 

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top