Athinë. Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Kërcimit, Këshilli Internacional i Kërcimit CID-UNIESCO në bashkpunim me Bashkinë e Athinës, organizuan një shfaqje me pjesmarrjen e dhjetra grupeve kërcimtare nga e gjithë Greqia.
Artikull dhe Fotografi nga GASTON SANXHAKU
Në këtë shfaqje morrën pjesë me dhjetra shkolla kërcimi si dhe shoqata kulturore. Komuniteti shqiptarë në Greqi u përfaqësua nga grupi i këngëtarëve “ZËRI I VENDLINDJES”, si dhe grupi i valltarëve “ΝΑ BASHKOI VALLJA JONË” të cilët paraqitën këngë dhe valle nga Tropoja. Vallet u përgatitën nga zonja Irma Sukni.
Morrën pjesë:
Grupi muzikor “ZËRI I VENDLINDJES”: Sadik Maha, Bardhok Ndoci, Luis Bunjaj, Ndrec Perkol, Xhemal Noka, Hamza Alia.
Grupi i Valltarëve “ΝΑ BASHKOI VALLJA JONË” : Irma Sukni, Esmeralda Arifi, Admira Kuka, Erion Vallaj, Bestar Skura, Renaldo Pane, Leonard Terrolli, Eqerem Mamaj, Volira Meta , Andi Bodura
Urojmë dhe përgëzojmë të gjithë anëtarët e Grupit “ZËRI I VENDLINDJES” dhe “ΝΑ BASHKOI VALLJA JONË” për paraqitjen fantastike që bënë. Shpresojmë që komuniteti shqiptarë të përfaqësohet ne sa më shumë aktivitete kulturoret të tilla. Kultura dhe traditat e mrekullueshme shqiptare duhet të promovohen gjithëandej.
Për Albanians.gr
Gaston Sanxhaku
