ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Komuniteti shqiptar në Greqi festoi festat e Nëntorit

  Me 28 Nëntor , Shoqata Studenti  në bashkëpunim me Federatën e Shoqatave Shqiptare në Greqi , organizuan në Kipseli , aktivitet të gjerë kulturor-artistik. Këtë aktivitet e nderoi me pjesëmarrjen e tij Ambasadori i Republikës Të Shqipërisë në Greqi z. Dashnor Dervishi

, përfaqësues nga shteti Grek , nga lidhjet e emigrantëve etj.

 

Mbas fjalimeve të rastit , aktiviteti u hap me simpoziumet «Pavarësia e Shqipërisë » dhe  «Lufta Nacional Çlirimtare » , simpoziume të cilit ishin përgatitur nga Shoqata Studenti.  Në këto aktivitete u paraqit përpjekja e popullit shqiptar për liri e pavarësi që nga Rilindja Kombëtare deri në ditën kur Ismail Qemali ngriti në Vlorë Flamurin Kombëtar dhe e shpalli Shqipërinë të lirë e të pavarur. Gjithashtu u paraqit rezistenca dhe luftërat heroike të popullit shqiptar kundër pushtueseve fashist e nazist gjate luftës të Dytë Botërore. Që ë dy simpoziumet përveç textit shoqëroheshin dhe nga pamje të shumta fotografike e filmike.

Mbas simpoziumit vazhdoj pjesa artistike e aktivitetit. Në skenë u shfaqën  grupi polifonik lab “Vëllazërimi” që kënduan për Atdheun dhe Flamurin , u dëgjuan këngë tradicionale nga veriu të  luajtur me mjeshtëri  në çifteli e sharki nga Kujtim Kolaj, u recitua vjersha e Pashko Vasës “A moj Shqipëri” . Gjithashtu pjemarrësit vallëzuan nën tingujt e serenatave korçare , si dhe kërcyen valle tradicionale popullore. Por sigurisht që pjesën më zëbukur e patën fëmijët e vegjël që mësojnë gjuhën shqipe tel Qendra Kulturore “Porta”. Vogëlushët në fillim të veshur me ngjyrat e Flamurit Kombëtar kënduan kolazh me këngë partizane , dhe në vazhdim të veshur me kostume tradicionale nga gjithë Shqipëria kërcyen valle popullore. Në fund te aktivitetit u shtrua një koktej  për pjesëmarrësit.

Foto nga aktiviteti: 

  

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top