Shqip

Komisionin e Ligjeve miraton Ligjin e Emigrantëve

Komisionin e Ligjeve miraton Ligjin e Emigrantëve

Ligji për emigrantët është miratuar nen për nen në Komisionin e Ligjeve. I pranishëm ka qenë edhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili deklaroi se emigrantët duhen trajtuar me përparësi jo për votën e tyre, por për të drejtat themelore që kanë si shtetas shqiptarë.

[maxbutton id=”5″]

“Në qoftë se deri më sot për votën e emigrantëve janë bërë fushata, deklarata politike konstante, janë angazhuar energji pafund nga shoqëria civile, partitë politike, e thuajse çdo mazhorancë, ky është projektligji i parë që shtron gurin e themelit për të shkuar deri atje, – tha Tahiri. – Që do të thotë: për të shkuar tek vota e emigrantëve, fillimisht duhet të dimë kush, sa dhe ku banojnë emigrantët tanë. Kështu e ka bërë gjithë bota, nuk është se po shpikim ne. Por nëse kjo ndodh apo jo, varet nga sistemi i reformës në sistemin zgjedhor”.

“Ne duam të kthejmë mbrapsht borxhin historik që i kemi emigrantëve. Janë kontributorë të rëndësishëm në buxhetin e shtetit. Por, kur vjen puna tek të drejtat që iu kthejmë mbrapsht është shumë e rëndësishme që ne të bëjmë ç’është e mundur, – vazhdoi Tahiri. – Dhe kjo është barra e shtetit shqiptar: të bëjmë ç’është e mundur që emigrantët të mos vuajnë për shërbime. Rropaten dyerve të ambasadave, mbajnë radhë me turne, me orë të tëra, e fillojnë radhën në fundjavë për të kapur të hënën. Kjo e gjitha ndodh sepse ne nuk kemi zhvilluar asnjë mundësi për t’u shërbyer emigrantëve siç duhet, me dinjitet.  Emigrantët meritojnë dinjitet! Dhe në qoftë se këtë dinjitet nuk ua garanton më së pari shteti shqiptar, është e kotë që ne të bëjmë nacionalistin kur shtete të tjera ua cenojnë dinjitetin shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë”.

Sipas ministrit të Brendshëm, “ne duhet ta fillojmë nga vetja. Tregohemi patriotë më të mirë në rast si u garantojmë emigrantëve shërbime më të mira, shërbimet elementare. (Se tek shërbimet më pas futet dhe e drejta e votës, për të cilën mendimi im është absolutisht po – por kjo është një çështje që nuk e trajton ky projektligj)”.

Burimi http://www.gazeta-shqip.com/lajme/2016/02/08/ligji-per-emigrantet-tahiri-tu-sherbejme-me-dinjitet/

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top