Shqip

Mediat Gjermane Komisioni Evropian hap negociatat e Shqipërisë me BE-në

Komisioni Evropian do të rekomandojë hapjen e negociatave të anëtarësimit për dy vendet ballkanike, Shqipërinë dhe Maqedoninë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat gjermane, të cilat kanë publikuar një pjesë të raportit, ku theksohet perspektiva për anëtarësim për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ndërkohë Komisioni vendosi një barrierë të madhe në rrugën e Turqisë drejt bisedimeve për anëtarësim, pasi tha se Ankaraja zyrtare ka ndërmarrë hapa seriozë që e largojnë nga Bashkimi Evropian.

Rakomandimi për Maqedoninë nuk është surprizë pasi prej kohesh kishte ardhur “OK” nga Komisioni, por Greqia e kishte bllokuar për shkak të problemit të emrit të këtij shteti.

Mediat gjermane që kanë publikuar pjesë të raportit, shkruajnë se në dokument theksohet perspektiva për anëtarësim për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Negociatat po zhvillohen aktualisht me Serbinë dhe Malin e Zi, ndërsa Komisioni kërkon që t’i zgjerojë dhe në kuadër të progresit të arritur, ka rekomanduar hapjen e tyre edhe me Maqedoninë e Shqipërinë.

Shefja e diplomacisë europiane, Federica Mogherini do të vijë në Tiranë të martën 17 prill për të dorëzuar raport-progresin dhe më pas do të udhëtojë edhe në Shkup, ndërkohë që Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn do të qëndrojë në Bruksel për të komunikuar zyrtarisht vendimin e komisionit.

Vetë prania e Mogherinit në Tiranë shihet si një kofirmim për një qëndrim pozitiv ndaj Shqipërisë.

Komisioni kërkon që qeveritë e këtyre vendeve të mos lënë vend për dyshime për orientimin dhe angazhimin e tyre strategjik dhe të shfaqin vendosmëri e progres të pakthyeshëm.

Raporti për të gjithë kandidatët nga Ballkani Perëndimor dhe Turqinë, thekson korrupsionin dhe krimin e organizuar si probleme shumë të theksuara.

Pas rekomandimit, vendimi përfundimtar për hapjen e negociatave do të merret në qershor kur duhet të anashkalohet skepticizmi i Francës, Gjermanisë dhe Holandës, të cilat deri tani kanë qenë kritike ndaj Shqipërisë.

Në javët në vjiim pritet një punë intensive nga ana e kryeministrit Edi Rama, i cili do të takohet me Angela Merkel dhe Emanuel Macron për t’i bindur këta të fundit që të japin një mbështetje për Shqipërinë.

Burimi http://shqiptarja.com/lajm/mediat-gjermane-komisioni-evropian-hap-negociatat-e-shqiperise-me-bene

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top