ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Komisioni Europian rekomandon Shqipërisë t’i jepet statusi

“Shqipëria ka bërë progres në plotësimin e

“Shqipëria ka bërë progres në plotësimin e kritereve politike të Kopenhagenit, që kërkojnë stabilitet të institucioneve demokratike, zbatimin e ligjit, të drejtave të njeriut dhe mbrojtje të minoriteteve”, thuhet në progresraportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë.

Sa i takon demokracisë dhe zbatimit të ligjit, raporti nënvizon se, pavarësisht tensioneve dhe klimës së polarizuar politike para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, Shqipëria vazhdoi përpjekjet për plotësimin e kritereve të vendosura.

“Procesi i 23 qershorit, që rezultoi një fitore e pastër për koalicionin opozitar të Partisë Socialiste, është vlerësuar pozitivisht nga misioni i vëzhguesve ndërkombëtarë. Kryeministri në largim pranoi humbjen duke i hapur rrugën ndryshimit të qeverive”, vijon progresraporti.

“Duke parë progresin e bërë nga Shqipëria, Komisioni rekomandoi në tetor 2012 që Shqipërisë t’i jepej statusi i vendit kandidat me kusht që të plotësohet disa masa në sistemin e drejtësisë, administratën publike dhe rishikimin e rregullores së parlamentit. Në dhjetor 2012 Këshilli i BE-së i kërkoi Komisioni Evropian që t’i raportonte Këshillit kur Shqipëria të plotësohet këto kritere”, thuhet në raport.

 

Status kandidat dhe hapje të negociatave për anëtarësim me kusht

Komisioni Europian i rekomandon që “Shqipëria të marrë Statusin e vendit kandidat duke rënë dakord që ajo të vazhdojë të ndërmarrë aksione në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”: ky është formulimi i paraqitur sot vendeve anëtare të Bashkimit europian, i siguruar nga Zëri i Amerikës. Ndërkohë hapja e bisedimeve kushtëzohet me përmbushjen e detyrimeve veçanërisht për reformën në administratë, shtetin ligjor dhe të drejtat themelore.

Në ndryshim nga viti i kaluar kur rekomandimi për dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë kushtëzohej me përmbushjen e tri reformave, atë të parlamentit, ligjin për Gjykatën e Lartë dhe atë për Shërbimin Civil, këtë herë Komisioni Europian në dokumentin e tij për Shqipërinë, u propozon vendeve anëtare që asaj “t’i jepet statusi kandidat me mirëkuptimin që Shqipëria të vazhdojë të ndërmarrë reforma në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

Vendimi përfundimtar pritet të merret në dhjetor, gjatë Këshillit të Ministrave të vendeve anëtare, mes të cilëve megjithatë nuk mungojnë skeptikët. Por sipas disa diplomatëve perëndimorë, vështirë se Këshilli mund të rrëzojë një rekomandim pozitiv. Do të jetë po ky Këshill që do të duhet të vendosë për hapin tjetër kryesor në marrëdhëniet mes Brukselit dhe Tiranës, atij që lidhet me datën për hapjen e bisedimeve për anëtarësim.

Sipas Komisionit Europian “që të mund të shkojë drejt nivelit tjetër dhe të hapen bisedimet për anëtarësim Shqipëria duhet të përmbushë të tjera përparësi kyçe, me një fokus të veçantë  në reformat për administratën, shtetin ligjor dhe të drejtat themelore”, vlerëson Komisioni i cili thekson se, “dialogu politik konstruktiv dhe i qëndrueshëm do të mbetet thelbësor për një proces të suksesshëm reformash”.

 

Disa nga pikat kryesore të raportit:

 

Zgjedhjet

Zgjedhjet e 23 qershorit ishin kompetitive dhe të kryera në mënyrë të rregullt në përgjithësi. U votua në masën 53% dhe procesi i votimit dhe numërimit shkoi mirë, përveç disa rasteve të izoluara, ku ndodhën incidente të vogla apo parregullsi procedurale, të cilat nuk ndikuan në procesin zgjedhor në tërësi.

Gjithsesi, pavarësia e sistemit të zgjedhjeve dhe implementimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR, janë të rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm të zgjedhjeve në të ardhmen.

 

Parlamenti

Në përgjithësi, roli i parlamentit është rritur. Transparenca e procesit legjislativ dhe përfshirja e shoqërisë civile dhe grupeve të interesit, po ashtu ka bërë përparësi.

Shqipëria duhet t’i përqendrojë përpjekjet në procesin e konsultimit dhe të përforcimit të rolit të jashtëm të parlamentit.

Bashkëpunimi i parlamentit me disa institucione të pavarura duhet të përforcohet.

 

Qeveria

Qeveria e ka vazhduar mbështetjen e reformave politike dhe integruese drejt Bashkimit Evropian, si përgjatë kohës së zgjedhjeve, ashtu edhe pas tyre, apo edhe me fillimin e punës së qeverisë së re.

Qeveria e re, duhet të fokusohet menjëherë në planin e ri të buxhetit, si dhe të rrisë koordimin midis nivelit qendror dhe atij lokal.

Përpjekje më të mëdha duhen bërë në rritjen e planit për efektivitetin, transparencën, dhe përfshirjen strategjike në luftën kundër politizimit dhe korrupsionit.

 

Administrata publike

Futja e ligjit të Shërbimit Civil, ka pasur një përparësi në reformën e administratës publike. Tani duhet bërë implementimi i menjëhershëm, në mënyrë që të forcohet praktika e “meritokracisë”.

Duhet një mbështetje e plotë për të depolitizuar administratën publike, në luftën kundër korrupsionit dhe për të rritur efiçencën e qëndrueshmërisë financiare.

Raporti cilëson pozitive edhe luftën kundër korrupsionit, por për sa i përket sistemit gjyqësor, raporti thotë se imuniteti i gjyqtarëve, si pjesë e luftës kundër korrupsionit, nuk ka çuar në ndonjë rast konkret që të merret si shembull i përmirësimit të sistemit gjyqësor. Në këtë pikë, Shqipëria duhet të vazhdojë të punojë shumë fort.

 

burimi www.shekulli.com.al

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top